Braçe: Nevoja për karrierë kur prodhon llafe nuk sjell asgjë

348
Ben Blushit i është përgjigjur deputeti socialist Erion Braçe, duke dhënë se nevoja për karrierë personale kur prodhon llafe nuk sjell asgjë.
“Nevoja për karrierë personale kur prodhon llafe nuk sjell asgjë, as ndryshim dhe as përmirësim të jetës së qytetarëve të Shqipërisë. Kur vjen këtu, në këtë moment, të renditjes pa fund pa fund pa fund të llafeve, harron kohët, i ndryshon, merr ngjarje i zhvendos, i sjell, në funksion të një argumenti që nuk ka asgjë brenda, vetëm llafe. PS nuk ka hyrë në grevë urie në 2012, as në 2013, PS dhe jo vetëm hyri në grevë urie në fillim të vitit 2010, nuk kishte asnjë kusht nga BE, përkundrazi, ato që ishin vënë në diskutim ishin zgjedhjet e lira, të drejta e të ndershme”, tha Braçe.
Sigal