Bozdo: Rama nuk përgjigjet për mungesën e energjisë elektrike, ama të fut në burg kur s’e paguan atë

478
Sigal

Sekretari Organizativ i PD, Enno Bozdo, ka reaguar ndaj mungesës së energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit mbrëmjen e djeshme. Shkak për këtë situatë të krijuar kanë qenë disa defekte, të cilat kanë shkaktuar luhatje të tensionit, si dhe ndërprerje të energjisë.

Sipas Bozdos, këto luhatje u kanë djegur qytetarëve pajisjet elektroshtëpiake, si dhe u kanë shkaktuar humbje bizneseve.

“Prej afro dy orësh pjesa me e madhe e qytetit të Tiranës është në errësirë. Ndërsa i ftohti ende s’ka filluar, Tirana dhe shume qytete të tjera, prej ditësh po vuan ndërprerje te vazhdueshme te energjisë elektrike.

Luhatjet e forta të tensionit dhe ndërprerja e energjisë ka sjellë djegie të pajisjeve elektroshtëpiake dhe humbje për biznesin.

Çmimi i energjisë është rritur por drita s’ka. Faturat aforfe kërcasin gjithandej, por në këtë fillim dimri, energjia po ndërpritet si kurrë me parë.

Edi Rama të fut në burg për faturën, por kur digjen pajisje, kur i lë në errësirë qytetarët, kur u shkakton humbje bizneseve, kush mban përgjegjësi, kush duhet të shkojë në burg?!”, shprehet Bozdo.