“Bomba” nga zërat amerikanë: SPAK mund të marrë na FBI dosjen e Mc Gonigal dhe zyrtarët shqiptarë të implikuar

37
Sigal

 

Nuk e dija se do dilte në nëntor ky raport dhe është interesante të kemi dokumente shtesë për të parë. Mund të dalin gjëra të reja.

Gazetari i ‘Mother Jones’, Dan Friedman që zbuloi i pari lidhjet e Bashës më tha se pritet të ketë të reja në lidhje me dosjen ‘McGonigal’. Deklarata e tij u bë gjatë intervistës së dhënë për ‘Fokus-in’ e Robert Papës, ku është shprehur se SPAK mund ta marrë dosjen e Ramës për ta hetuar. Në një pjesë të kësaj interviste thuhet.

Robert Papa: Ju kujtohet se kur ju po bënit hetimin në gazetë, McGonigal i kërkonte FBI të hetonte Muzinin?
Dan Fridman: Po ashtu është. Koha sugjeron se MCgonigal ka nisur atë hetim, në atë kohë që Muzin kishte filluar të lobonte për PD-në. Raporti ynë mund të ketë ndihmuar në hetimin e tyre. Por ne mësuam këtë fakt, vetëm pas akuzave kriminale ndaj McGonigal. Ai është deklaruar fajtor në marrjen e një rryshfeti nga një njeri i lidhur me Ramën. Kjo krijon pamjen që ai e nisi atë hetim. E bëri për arsye korrupsioni, sepse është paguar.
Robert Papa: Çfarë po ndodh me çështjen e McGonigal? Na është thënë se sentenca e dënimit jepet në shkurt, por në nëntor ka një raport të hetimeve. A do dalin gjëra te reja? Çfarë është pra raporti i dënimit?
Dan Fridman: McGonigal është deklaruar fajtor në dy çështje të ndryshme, Nju Jork dhe Uashington. Të dyja të lidhura me veprimet e tij në Shqipëri. Lidhje edhe me dhunimin të sanksioneve lidhur me Deripaskën, ai do dënohet me burg për një afat të caktuar. Departamenti i Drejtësisë do krijojë një raport se sa vjet do kalojë ai në burg. Në këtë raport mund të përfshijnë informacion të ri. Pra, të ngrenë çështjen që ai bëri diçka më keq sa dimë ne. Tani kanë të drejtën dhe mundësinë të nxjerrin gjëra të tjera. Nuk e dija se do dilte në nëntor ky raport dhe është interesante të kemi dokumente shtesë për të parë. Mund të dalin gjëra të reja.
Robert Papa: Është ky raport në nëntor, i avokatëve të tij në dhjetor dhe sentenca jepet në shkurt. A ka mundësi që prokuroria shqiptare, që heton korrupsionin, mund t’i kërkojë Departamentit të Drejtësisë të marrë dosjen e hetimeve? Lidhjet e Ramës me korrupsionin. A është kjo e mundshme?
Dan Fridman: Besoj se mund të bëhet. Zakonisht është një rutinë shkëmbim informacionesh mes prokurorive dhe organizatave të zbatimit të ligjit në vende të ndryshme. Ata mund të shkëmbejnë informacione. Natyrisht, McGonigal ka shkundur fort shumë njerëz të ndryshëm në Shqipëri. Pra është një krim atje, dhe një krim këtu.
Robert Papa: Tani çështja është në gjykatë. A duhet t’ia kërkojnë gjykatës apo mund t’ia kërkojnë direkt FBI dhe Departamentit të Drejtësisë?
Dan Fridman: Nuk dua të spekuloj. Besoj se mund të shkojnë direkt te DOJ. Duam të ndani me ne informacione që zbuluat duke punuar edhe me ne. Nuk mund të tregojnë se si e morën informacionin mes zbulimit të inteligjencës, por direkt nga DOJ, po. Sa i takon asaj që kanë gjykatat, shumica është bërë publike dhe ata mund të shikojnë ato fakte, natyrisht.
Robert Papa: Ju keni shkruar për McGonigal dhe përfshirjen në korrupsion nga kryeministri shqiptar Rama, si duket për ju, përfshirja e kryeministrit të një vendi të vogël si Shqipëria me një zyrtar të lartë të FBI. A tregon se ka korrupsion kudo?
Dan Fridman: Po, nuk shkuam në atë pikë që duhej. Ne dinim se ai qe paguar nga dikush që kishte lidhje me Ramën. Duket keq, po nuk shkuam aq larg. Është turpëruese për SHBA, kur kemi njerëz që japin leksione përfshi shqiptarët se si të luftojnë korrupsionin. U faktua se një zyrtar i lartë i FBI mes të tjerave, që merrte para të niste apo jo veprime zyrtare. Kjo tregon se korrupsioni është problem në SHBA, siç është në Shqipëri.
Robert Papa: Hetimi i McGonigal kundër Muzinit nisi nga zyra e kryeministrit Rama. Nuk është normale.
Dan Fridman: Jo! Veçanërisht keq; është problematike, ajo që ndodhi, sepse mori para. Sa di unë, Nik Muzin nuk bëri ndonjë gjë të paligjshme. Ai mund të mos e dinte se nga vinin paratë drejt tij. Ai mund të mos e dinte se ata nuk i kishin treguar nga vinin pagesat. Është problematike kur keni një burim rus që ndikon lobingun në SHBA, dhe kur keni një hetim të paguar në mënyrë korruptive, është situatë kur nuk mund të keni vlerësim të barabartë. Se gjithkush po marrin ryshfet nga një anë apo ana tjetër.
Robert Papa: A mendon se FBI po e mbulon skandalin e Mcgonigalit? Për ne shqiptarët, këto marrëveshje duken sikur drejtësia nuk zbatohet ashtu si supozohet të funksionojë.
Dan Fridman: Nuk besoj se po e bëjnë, por ata duan ta ndëshkojnë se ka shumë korrupsion te ai. Ai pranoi që është fajtor dhe do marrë ndëshkim më të vogël sa i takon. Do shikojmë sa thellë shkon dhe çfarë dënimi do marrë.
Robert Papa: Mbas dënimit në shkurt, ne si gazetarë a do kemi akses nga dosja e tij? Janë dy vjet hetim. Mbi 8 mijë faqe hetime dhe përgjime. Është e mundur për ne?
Dan Fridman: Besoj po, por nuk mendoj se është rasti i tillë, domosdoshmërisht. Mund të nxjerrin ndonjë dëshmi nga Juria e Madhe, ndonjë dëshmi nga dokumentet, gjëra që zakonisht mbesin sekret. Vetëm nëse vendos FBI i nxjerr se është çështje e rëndësishme.