Bojkoti i Superligës, Petrit Vasili: Rama miraton brenda natës ligje për oligarkët, për ligjin e sportit nuk ka kohë

257
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për heshtjen e qeverisë ndaj protestës së futbollit shqiptar. Në një deklaratë në Facebook, Vasili shprehet se përfaqësuesit e futbollit i kanë kërkuar qeverisë një ligj dinjitoz dhe që i përgjigjet sfidave kohës, por qeveria merret me koncesionet dhe jo me problemet e sportit.

“Rilindja e urren futbollin dhe nuk i bën përshtypje që vetëm në Shqipëri nuk luhet futboll si në asnjë vend të Europës. Rilindja bën ligje brenda natës për koncesionet miliardere të oligarkëve kurse për ndryshimet ligjore për sportin nuk ka kohë. Rilindja brenda natës ndryshon Kushtetutën për votat, ndërsa ligjet për sportin nuk i ndryshon “dot””,- shprehet Vasili.

Ai shton se “mijëra njerëz të botë së futbollit shqiptarë si lojtarë, stafe trainerësh dhe mijëra punonjës të tjerë ndihmës janë të bllokuar për shkak të një kryeministri dhe një qeverie, destruktive dhe të paaftë që vetëm prishin gjithçka”.