Blushi: LIBRA , organizata më e re politike në Shqipëri do të çojë partitë e vjetra në shtëpi

547
Sigal

Nga qyteti i Lezhës, deputeti Ben Blushi
tha se LIBRA është organizata më e re politike në Shqipëri dhe që ka si qëllim
të kthejë në shtëpi partitë e vjetra. Në një intervistë për mediat, ai duket
mjaft i bindur se do të ketë shumë shanse për zgjedhjet e ardhshme
parlamentare.

“Keni parasysh që Libra është organizata më e re politike në
Shqipëri, që ka një qëllim shumë të qartë se si të kthejë në shtëpi të gjitha
partitë e vjetra. Për këtë arsye ka shumë shpresë dhe shumë shans për zgjedhjet
e ardhshme”, tha Blushi.

Për Kryeministrin Rama, Blushi thotë se sa më pak bashkëpunim me
të, aq më mire është për LIBRAN-n.

“Deri në pranverë kur këto çështje të shtrohen për zgjidhje, të
gjithë anëtarët e LIBRA-s me votë të hapur do të vendosin se me kë do të
rreshtohen. Ne nuk mendojmë fare se me kë do të rreshtohemi, ne mendojmë se si
të çojmë deri në fund parimet me të cilat jemi themeluar”, tha ai.