Blushi: LIBRA, e vetmja opozitë për vendin

520
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka deklaruar se partia e tij është e vetmja opozitë e fortë për vendin, pasi PS-LSI-PD janë në një qeverisje të përbashkët. Rama dhe Basha, sipas tij, kanë bërë një pakt të pashpallur dhe ata janë bashkë, pavarësisht se partitë e tjera i lanë pa koalicionin. Blushi është shprehur i bindur se Rama dhe Basha do të qeverisin bashkë pas zgjedhjeve. Më tej Blushi tha se partia e tij do të jetë në opozitë pas zgjedhjeve. Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi është shprehur se arsyeja kryesore që ka detyruar Edi Ramën të realizojë marrëveshjen me Lulzim Bashën, ka ardhur nga nevoja për të krijuar imunitet nga reforma në drejtësi. Blushi shtoi se këto dy forca politike që drejtojnë këta dy njerëz kanë qeverisur këto 12 vitet e fundit; çadra dhe rilindja.
Sigal