Garon për kryetar të PD, Berisha: T’ia nisim nga dashuria për vendin! Qeveria e Ramës, diktaturë

144
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili garon për kryetar të Partisë Demokratike më datë 22 maj, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me demokratët e Elbasanit.

Berisha tha se duhet t’ia nisim nga dashuria për vendin dhe për të ndryshuar këtë shoqëri. Lideri historik i PD theksoi se qeveria e Ramës propagandon si në diktaturë.

“Pas një turi të gjatë prej disa muajsh, së bashku e dimë diagnozën, i njohim problemet. Gjithnjë kam menduar dhe mendoj nga t’ia nisim për të ndryshuar këtë shoqëri dhe këtë vend.

Vendi ynë s’duhet të rrokulliset e të poshtërohet kështu siç po poshtërohet. Vij para jush me bindjen e thellë se duhet ta nisim nga dashuria për këtë vend dhe këta njerëz.

Kemi një qeveri e cila mban fjalime çdo ditë, unë rri aty në parlament, dëgjoj ata deputetë. Flasin për veten e tyre, jo për qytetarët.

Njëllojë si në diktaturën komuniste, propaganda lustër. Kjo vjen se mungon dashuria për qytetarët, për vendin.

Ai që e ka dashurinë nuk i lejon vetes të flasë në atë mënyrë, kurrë.”-deklaroi Berisha.