Blushi: Do ul në 5% TVSH mbi ushqimet bazë, ndikim tek 1 milion të varfër e pensionistë

474
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka publikuar ditën e sotme në Facebook-un e tij një tabelë ku tregon se sa paguajnë shqiptarët për t’u ushqyer në krahasim me vendet e tjera. Dhe kjo sipas tij ndodh për shkak të taksave mbi ushqimin.
Ish-deputeti i PS gjithashtu premton se LIBRA do të reduktojë në 5 % tvsh mbi ushqimet bazë si miell, sheqer, qumësht, vaj, etj, gjë që do të ketë impakt sipas Blushit, ne cilësinë e jetës së 1milion të varfërve dhe pensionistëve.

Statusi i Blushit 
LIBRA 5% TVSH PER USHQIMET
Gjithë Europa i tregton më lirë ushqimet bazë për të lehtësuar cmimet për popujt e tyre. Kjo tabelë dëshmon se sa shumë paguajmë për tu ushqyer në krahasim me vendet e tjera për shkak të taksave mbi ushqimin apo tvsh. LIBRA ka vendosur ta ndjekë këtë trend europian duke e reduktuar deri në 5 % tvsh mbi ushqimet bazë si miell, sheqer, qumësht, vaj, etj, të cilat do jenë të paktën 15% më lirë se sot duke ndikuar direkt ne cilësinë e jetës së 1milion të varfërve dhe pensionistëve si dhe në rritjen e konsumit. LIBRA ËSHTË RRUGA E RE.”


Sigal