Blloshmi i FRD-së në krye të të Përndjekurve. Shpërblehet Topi për koalicionin në Korçë

519
Sigal

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, u miratuan një sërë vendimesh dhe projektligjesh. Një nga vendimet më të rëndësishme, përsa u përket ish të përndjekurve, të kësaj mbledhjeje ishte vendimi “Për lirimin nga detyra të z.Simon Miraka dhe emërimin në detyrë të drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Integrimit të të Përndjekurve të z.Bedri Blloshmi”. Emërimi në krye të institutit të të përndjekurve të z.bedri Blloshmi, me sa duket është shpërblimi i parë i qeverisë ndaj ish Presiodentit të Shqipërisë Bamir Topi, sot kryetari i FRD, për koalicionin në zgjedhjet e 3 nëntorit, për kryetarin e Bashkisë Korçë. Si shpërblim për këtë koalicion u fol se FRD do të shpërblehej me poste si në pushtetin lokal, por dhe në Atë qendror. Emërimi i z. Bedri Blloshmi në krye të të përndjekurve do të sajellë përçarje dhe mosmarrëveshje, pasi sipas të përndjekurve Blloshmi nuk është njeriu i duhur për ti përfaqësuar ata që sakrifikuan jetën dhe lirinë e tyre për ngritjen e demokracisë. Posti i drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Integrimit të të Përndjekurve kërkon një kualifikim arsimor të caktuar dhe verifikimet janë pjesë e procesit të emërimit, por sipas fjalëve, nuk dihet nëse Blloshmi e plotëson kushtin e arsimit.

Vendimet e Qeverisë

1.Miratim i planit të veprimit për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

2. Për lirimin nga detyra të z.Simon Miraka dhe emërimin në detyrë të drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Integrimit të të Përndjekurve të z.Bedri Blloshmi.

3. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, për programin ndërkufitar ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, nën Instrumentin e Asistencës së Paraaderimit (IPA), komponenti II – bashkëpunimi ndërkufitar, për vitin 2012.

4. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, për programin ndërkufitar ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, nën Instrumentin e Asistencës së Paraaderimit (IPA), komponenti II – bashkëpunimi ndërkufitar, për vitin 2013.

5. Për një fond në buxhetin e vitit 2013, miratuar për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për dhënie ndihme financiare familjes të të ndjerit Lirak Bejko.

6. Për transferimin e objektit me emërtimin “Dampa e hirave – TEC”, pjesë përbërëse e pronës “Kombinati Energjetik, sh.a., Elbasan”, në pronësi të bashkisë Elbasan, të qarkut të Elbasanit.

7. Për shfuqizimin e vendimit nr.658, datë 7.8.2013, të Këshillit të Ministrave, dhe ripërtëritjen e fuqisë ligjore të disa pikave të vendimit nr.771, datë 7.11.2012, të Këshillit të Ministrave.

PROJEKTLIGJE:

 1. Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7905, datë 21.3.1995, “Kodi  i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

2. Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.