Betohet Ralf Gjoni/ Ish-drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj: Mjerë taksat tona, do t’i hajë deputeti parazit

695
Sigal

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj ka reaguar ndaj betimit të Ralf Gjonit si deputeti në Kuvendin e Shqipërisë.

Shehaj shkruan se Gjoni që në daljen e tij të parë si deputet ofendoi taksat e shqiptarëve duke e quajtur rrogën e tij të qelbur.

“Në daljen e parë si deputet ky individi fyen taksat tona duke thënë se 1.6 mln lekë neto na qenkan të qelbura në Shqipëri. Ky individi që i kushtoi LSI rezultatin më të dobët në Tiranë (njësia 3). Ky individi që na qenka me dy pasaporta dhe i shkolluar jashtë, ta kishte bërë këtë deklaratë andej e kishin nxjerrë me shpulla jashtë parlamentit.

Gjithsesi dhe këtë se ka problem ky se e ka të provuar). Mjerë taksat tona që i hanë deputetë parazitë.”

Ditën e sotme opozita e bashkuar është mbledhur sërish para parlamentit, për të protestuar kundër qeverisë Rama.

Në protestë ka patur përplasje mes policisë dhe protestuesve. Teksa, në seancën e radhës, në parlament janë betuar tre deputetët e rinj: Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Koçiraj, një protestues i ka hedhur bojë të kuqe deputetit Ralf Gjoni para se ky të mbërrinte në Kuvend.