Besim Ndregjoni: Demokracia nën pushtetin e mafias, Rama i pabesë, populli do reagojë ndaj tij

537
Alma Çuka
Partia Demokratike humbi në 25 qershor dhe gabimin më të madh e bëri Basha që firmosi marrëveshjen me Ramën. Kryeministri nuk di të bëjë shtet. PD e përçarë, lideri i saj duhet të reflektojë
Besim Ndregjoni, Presidet i Unionit të ish-të përndjekurve politikë e konsideron fatkeqësi qeverisjen e prodhuar nga zgjedhjet e 25 qershorit. Sipas tij, Edi Rama doli i pabesë në marrëveshje me Bashën, duk e përdorur atë për qëllime elektorale. Ndregjoni thotë se, opozita është zhdukur, ndërsa Lulzim Bashën e konsideron lider perëndimor, pavarësisht se pranon që në këto zgjedhje gaboi rëndë. Flet edhe për largimet nga puna. Thotë se Rama kërkon gjithçka për vete dhe e krahason me ish-diktatorët. 

Si e konsideroni qeverisjen pas zgjedhjeve të 25 qershorit? A ka vendi aktualisht opozitë?
Zgjedhjet e 25 qershorit ishin zgjedhjet më të shëmtuara në këtë 27 vjeçar pluralistë. Qeveria e Edi Ramës instaloi në këto zgjedhje veprimin më kriminal shitblerjen e votës. Jemi i vetmi vend në Evropë që qeveria blen dhe shet vota në zgjedhje. Shoqëria shqiptare ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme për ndërtimin dhe zhvillimin e demokracisë. Rilindësit tejkaluan çdo parashikim për të ndërtuar dhe zhvilluar një demokraci funksionale në shërbim të shtetit të së drejtës. Monitoruesit ndërkombëtarë (Misioni i ODIHR) deklaruan se në këto zgjedhje votat u blenë nga formacione të politikës qeverisëse. Votimet e 25 qershorit njohën një pjesëmarrje shumë të ulët. Vendi mbas këtyre zgjedhjeve njeh kaotizmin e një opozite jo përfaqësuese të së djathtës reale, dhe pikësynimin e një Kryeministri të zhduki opozitën e djathtë dhe kalimin e opozitës në elektoratin e majtë siç deklaroi në fjalën përshëndetëse që u bëri ekipit të tij me rastin e fitores së shitblerjes së votës. Duke deklaruar se partia e majtë LSI të ishte opozita e rilindjes. Vendi aktualisht nuk ka opozitë përfaqësuese të vërtetë. Loja katovicjane e politik-bërjes shqiptare pati dështimin e madh duke ngelur e vetme pa pasur elektoratin e djathtë qëndrestarë ndaj diktaturës dhe paqedashës ndaj demokracisë siç janë të përndjekurit politik shqiptar, pronarët, shtresat e pa priviligjuar të komunizmit të cilat për hir të së vërtetës i bojkotuan këto zgjedhje me mospjesëmarrjen e tyre në votime si shtresa të papërfaqësuara politikisht nga partitë e djathta. Demokracia shqiptare njeh dështimin më të madh në këto 27 vite. Në Shqipëri drejton një ekip oligarkësh mafioz të cilët e kanë nxjerr shtetin në ankand. Barbarët e rilindjes shkatërruan në mënyrë permanente votën e lirë. Kjo situatë politike është e barabarte më kohën e zgjedhjeve të 91 kur fitonte Partia e Punës së Shqipërisë me drejtimin e diktatorit Ramiz Alisë. Historia përsëritet, bijtë e etërve kriminal fitojnë me paret e kanabisit në vitin 2017. Vendi do të njoh një pushtet mbas këtyre zgjedhjeve oligark , barbar dhe Shqipëria do të ngelet jashtë Evropës dhe për shumë kohë.
PD duket e përçarë. Si e lexoni lojën e dy grupimeve brenda kësaj partie?
Përçarja e PD-së është fryti i mos shkëputjes së saj nga metodat komuniste të drejtimit. PD-ja u krijua si formacion politik frontal për të rrëzuar diktaturën komuniste duke i paraprirë shoqërisë për vendosjen e pluralizmit në Shqipëri. Dhe këtë betejë e realizoi me shumë vështirësi dhe gabimi i parë i PD-së ishte qeverisja me komunistët në ’91 siç u quajt qeveria e drejtuar nga Ylli Bufi. Drejtuesit e PD në atë kohë e kuptuan shpejt gabimin politik falë dhe ndërkombëtarëve e sidomos ambasadorit të Sh. B. A Rajërson, dhe u tërhoqën duke sjellë fitoren e shumëpritur të marsit të ‘92. PD gjatë periudhës 27- vjeçare ka njohur ngritjet dhe humbjet e veta politike. Simotrat e saj në Europën Juglindore mbas rrëzimit të sistemeve komuniste njohën largimet nga politika duke u lënë vend formacioneve reale të politik-bërjes si të majta dhe të djathta. Dhe këtu kam parasysh Partinë Les Valesës një ndër kolosët e shembjes së sistemeve komuniste në Evropë. Kurse tek ne, PD nuk njohu shkrirjen e saj si simotrat evropiane por u integrua në politik-bërjen shqiptare duke e përfaqësuar të djathtën reale në një elektorat që varion nga 35-40 % siç janë antikomunistët ish-të përndjekurit, ish- pronarët. Këtë elektorat PD e ka pasur gjithmonë votues e mbrojtës të saj. Por fatkeqësisht këtë elektorat bazë kontribues, PD-ja e trajtoi në këto 27 vite, jo për ta integruar dhe për ta bërë pjesë të politikë-bërjes por thjeshtë votues duke e përçmuar për qeverisje. Dhe zgjedhjet e 25 qershorit fatkeqësisht ky elektorat i abandonoi kur pa që PD-ja vazhdonte avazin e saj të vjetër me përfaqësues në politikë-bërje, jo nga shtresa e të përndjekurve politike, por nga elementë që nuk kishin asnjë lloj lidhje me të djathtën, përkundrazi kishin suportin e së majtës. Më erdhi për të qeshur kur lexova në një deklaratë të një shoqate antikomuniste kur përmendte se PD paska kandituar 11 ish- të përndjekur politik në këto zgjedhje. Kjo ishte një lajthitje e radhës. Jo zotni PD-ja nuk kandidoi asnjë ish-të përndjekur politik, por promovoi dy deri në tre veta ish-të përndjekur politikë si pjesëtarë të forumeve drejtuese të PD-së dhe aspak si përfaqësues të shtresës së përndjekurve politike, se ata individë që janë anëtarë të forumeve drejtuese të PD-së, ish-të përndjekur politikë nuk kanë mbrojtur në atë parti asnjëherë shtresën e të përndjekurve politikë pavarësisht se kanë pasur dhe poste drejtuese. Ata individë që kjo shoqatë i quante si përfaqësues të kësaj shtrese nuk kanë kërkuar apo dënuar krimet e komunizmit. Ata janë të përndjekur, por nuk e kanë nën mbrojte shtresën e të përndjekurve dhe s’e kanë mbrojtur gjatë gjithë karrierës së tyre politike, po janë sjellë sikur nuk ishin të përndjekur politikë. Lufta politike brenda këtij formacioni po njeh luftën për pushtet e aspak përfaqësimin real të elektoratit të djathtë. Nuk mund të vazhdojë PD-ja të kërkojë pushtet politik, po nuk mbrojti programin e djathtë dhe interesat e së djathtës reale. PD nuk duhet të ngeli parti e ligjit 7501, dhe e heshtjes ndaj krimeve të komunizmit. Por duhet të jetë një formacion luftarak politik ndaj Rilindjes së komunizmit, duhet të kërkojë menjëherë abrogimin e ligjit 7501 dhe t’u përulet pronarëve për këtë ligj antikombëtar. PD duhet si formacion të dënojë krimet makabre të komunizmit, jo pse po japim dëmshpërblimin, një e drejtë ligjore kushtetuese por dënimin e krimeve të komunizmit ka pasur 15 vite pushtet dhe nuk ka bërë asgjë për të gjetur eshtrat e 4500 të pushkatuarve nga diktatura që nuk kanë njëe varrë, PD duhet të ketë në forumet drejtuese 35-40% përfaqësuesit real të të përndjekurve, pronarëve, kulakëve etj, forumet drejtuese të PD-së nuk duhet të kenë individë të lidhur apo me suporte komuniste. Dhe këto mesazhe PD-së ia dha elektorati i djathtë, i cili nuk doli në votimet e 25 qershorit. Kurse dy grupimet që kanë dalë në PD nuk luftojnë për të djathtën reale por për të marrë pushtetin në PD dhe jo për t’i shërbyer të djathtës, opozitës 70 vjeçare ndaj diktaturës dhe Rilindjes së diktaturës. Këta politikanë të PD kanë pasur pushtet dhe s’kanë bërë asgjë për të djathtën përkundrazi kanë qenë në sinkron me PS. Dhe i janë nënshtruar maskaradës elektorale të Edi Ramës vetëm për ta pasur kolltukun e deputetit. PD duhet të zgjedhë në këto çaste dramatike që po kalon, o të jetë përfaqësuese e të djathtës, o të shkrihet se e majta ka boll parti e kriminelë me shumicë dhe nuk ka nevojë për PD. Është koha që PD të jetë parti reale dhe jo fasadë e komunizmit katovician.

3– Mendoni se Basha dhe ministrat teknik punuan për kauzën e Edi Ramës shfaqur dy javët e fundit për të pastruar administratën?
Një ndër gabimet e kësaj fushate të Bashës ishte pjesëmarrja e këtyre ministrave teknikë që ju bashkëngjiten qeverisë së kriminalizuar të Edi Ramës, si politikan por dhe si një njohës i mirë i situatave politike pjesëmarrja e këtyre ministrave për mendimin tim që kishin suporte komuniste dhe nuk ishin aspak përfaqësues real të së djathtës i shkaktuan humbjen e madhe PD. Basha është një politikan i ri vizionar, por gaboi rëndë që ra në këtë kurth të rilindjes. Basha kurrë nuk punon as nuk ka për të punuar për kauzën e Edi Ramës. Çezarit jepi atë që i takon. Por duhet ta pranojmë se ai u pre në besë nga Edi RAMA. Dhe e pësoi siç thotë Sami Frashëri “Mos i beso gjarprit!”

Si e konsideroni thirrjen e Edi Ramës ndaj deputeteve të zgjedhur, për të identifikuar çdo punonjës administrate që sipas tij duhet larguar nga tepsia?
Një kryeministër që merret me punonjës administrate për t’i hequr apo për të zëvendësuar në radhë të parë ai nuk ka vizionin për të qeverisur, por për të mbajtur pushtet të dhunuar duke shkelur të drejtën dhe liritë e qytetarëve. Administrata ka një status civil ligjor që i mbron dhe nuk ka të drejtë kryeministri në një shtet demokratik që të jap verdiktin se kush duhet të punoi apo të largohet nga administrata. Thirrjet e tij shkojnë drejt pushtetit absolut dhe jo shtetit të së drejtës dhe këto thirrje na çojnë në kohën e diktaturës, kush e do partinë do të punoi në shtet, kush është kundra partisë ai është armik. Ky mentalitet barbar i rilindjes do ta dëmtoi administratën dhe do të shkatërroi shtetin. Rilindja me kryeministrin po kërkon shtet punist dhe aspak shtet demokratik. Babëzia e pushtetit do të njoh dhe revoltën qytetare ndaj sjelljes së kryeministrit. Shqipëria mbas këtyre zgjedhjeve duhet të shkoi drejt një revolucioni në mbrojtje të demokracisë.

A mendoni se kjo është vazhdimësia e hakmarrjes ndaj asaj pjese të punonjësve të emëruar nga LSI?
Nuk besoi se kryeministri e ka vetëm me LSI. Jo, ai do, timonin, tepsinë, pushtetin për vete. Mentaliteti , fodullëku i pushtetit e kanë ekzaltuar sa ai nuk ngopet me pushtet. Ai ka një parti dhe pushtet të pakufizuar me një financë marramendëse. Ai vetëm në këto zgjedhje ka harxhuar miliona lekë për të blerë votat. Ne tani nuk kemi një parti politike në drejtim, por kemi një pushtet mafiozësh që financat i përdor për të blerë varfërinë, votën e lirë. Dhe mendoi që shqiptarët duhet të jenë të motivuar për të mos i lënë këto mafiozë të dëmtojnë Shqipërinë, atdheun e të gjithë hakmarrjes së pushtetit duhet t’i përgjigjemi me revoltën mbarëpopullore për të shpëtuar demokracinë. Ky pushtet ka eliminuar opozitën e djathtë njëlloj si Enver Hoxha dhe po e kalon opozitën në sinorin e së majtës, një fasadë sa qesharake dhe tragjike.
Sigal