Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri, ka reaguar ashpër ndaj konceptit të “Open Ballkan”, duke e cilësuar të tejkaluar dhe të dëmshëm për interesat kombëtare shqiptare.
Në një postim të fundit, ai theksoi se pas 11 majit, prioritet i qeverisë së re duhet të jetë ndërtimi i një tregu të përbashkët ekonomik mes Shqipërisë, Kosovës dhe trojeve shqiptare në rajon, duke përfshirë Iliridën, Malin e Zi dhe Luginën.
Sipas Xhaferrit, përpjekjet për të joshur Beogradin kanë dështuar dhe Serbia nuk ka ndryshuar asnjëherë qëndrimin e saj armiqësor ndaj shqiptarëve.
Besart Xhaferri: “Ekonomia jo më mëshirë të “Open Ballkan” , por të faktorit shqiptar në Ballkan! Pas 11 Majit , raportet ekonomike Shqipëri-Kosovë dhe angazhimi për njohjen e Kosovës do jenë kryefjalë e punës së qeverisë shqiptare. Kosova, Ilirdia e trojet shqiptare në Mal të Zi e Luginë do integrohen në një treg të përbashkët si kurrë më parë . Kemi humbur duke tentuar të joshim Beogradin , por për ne Beogradi ka qenë, është e do jetë hasmi i vjetër që nuk ndryshon kurrë. ”