Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, rivalit të presidentit turk, Erdogan.
Arrestimi i liderit të opozitës dhe bashkëpunëtorëve të tij, një përpjekje për një Turqi pa opozitë
Të dashur miq, autoritetet turke kanë arrestuar dje z. Ekrem Imamoglu, kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe kryetar i opozitës turke, si dhe disa bashkëpunëtorë të tij të afërt. Partia Demokratike e Shqipërisë dënon këtë akt të rëndë dhe e konsideron atë si një përpjekje për një Turqi pa opozitë dhe bën thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm.