Berisha, pas KQZ-së i hakërrehet gjyqësorit: Merr urdhra nga bastardi i bllokmenëve hoxhistë

468
Vetëm pak orë pas pushimit nga ana e Gjykatës së Lartë të çështjes ndaj depuetëve Ndreu dhe Ndoka, të cilët akuzoheshin për dhunë ndaj deputetit Strazimiri, ka reaguar ish-kryeministri Berisha.
Berisha akuzoi Ramën se ka diktuar dy vendimet e Gjykatës së Lartë, këtë të sotmin dhe atë ndaj Palokës dhe Ristanit, që u gjobitën për shpifje.
Ky sulm vjen pas atyre të Kolegjit Zgjedhor, KQZ-së dhe Prokurorisë, që Berisha bëri dje në konferencët e mbajtur me gazetarët.
“Ajo (Gjykata e Lartë) me urdhër të Edi Ramës pushoi çështjen e goditjes në Parlament nga banditët me imunitet të PS-së, Ndoka dhe Ndreu, të deputetit Gent Strazimiri, akt që tronditi vendin dhe neveriti botën.
Me këto vendime haptas politike armiqësore të Gjykatës së Lartë për opozitën shqiptare krijohet një situatë që nuk ka ekzistuar kurrë me parë”, shkruan Berisha në “Facebook”.
“Në këtë regjim, sot e tutje, institucionin suprem të drejtësisë për opozitën ka ndëshkim jo të drejtë. Opozita sot vendoset para alternativës më të rëndë në tërë historinë e saj.
Edi Rama, ky bastard hoxhist, mendon dhe beson se me këtë vendim i dha duart dhe vendosi në gijotinë opozitën e vendit”, shkruan Berisha më tej.
Sigal