“Berisha nuk shet demokratët por i çon në fitore”, flet ish-Kryeministri: Nesër në protestë do të vijë nga Amerika …

349
Sigal

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se në protestën që do mbahet të shtunën në Selinë blu do të vijnë dhe demokratë nga Kalifornia.

Berisha deklaroi se lëvizja e tij ka një mbështetje të madhe në diasporë, pasi ata janë të braktisur më shumë se kurrë. Berisha premtoi se do të rikthehet vota për ta.

Ndër të tjera, ish-lideri historik i PD-së theksoi se Berisha gëzon këtë mbështetje pasi mund të ketë 2-3 gabime, por ai nuk i tradhëton demokratët, përkundrazi i çon në fitore.

Po ashtu, ish-Kryeministri foli dhe për kryetarin e ri të PD-së Durrës, Luan Hoti, për të cilin tha se nuk ka asgjë me të por ai person ka marrë tenderin e rimorkiove në Vlorë, duke e lidhur kështu me kryeministrin Edi Rama.

Sali Berisha: Kush u komandua kryetar partie në Durrës? Është njeriu që ka tenderin e rimorkiove të Vorës. Nuk kam asgjë me Luanin pse ka tenderin. Por kam diçka shumë më tepër. Sepse në atë tender kanë marrë pjesë kompani më të mëdha të botës. Edi Rama zgjodhi Luanin. Durrësi është shndërruar në aferë miliardash. Aferë që deri tani dokumentat faktojnë se është i përlyrë dhe Lulzim Basha. Menaxheri i kompanisë së Arabit, kishte përfaqësues në Shqipëri menaxherin e kompanisë së Lulzim Bashës. Kemi të bëjmë në Durrës me një përzirje aksionesh. I kërkoj dhe të falur atij. Por a mundet PD të jetë peng i tyre. Por jo përkundrazi. Ata do jenë shtojcë e qeverisë, ndërsa PD do dalë më e fortë. Në datë 20 shtator, PD pati rënie shokuese. Zbriti në 19%. Foltorja ngjiti PD-në në nivelin e 25 prillin. Nivel që i duheshin 2 vite për ta kapur. Prandaj them se ky është revolucion. Kjo do të thotë se Lulzim Bravën e nxjerr anash pa asnjë lloj pasoje.

Pavarësisht se Sali berisha ka 2-3 problematika, ama Berisha nuk shet demokratët dhe i çon në fitore. Ua them me përgjegjesi të plotë se ka një mobilizim të diasporës që nuk ka egzistuar kurrë që nga 91 e deri më sot. Pse? Sepse janë braktisur më shumë se kurrë. Ata tashi ndjejnë se ka një levizje që të paktën do rikthehet për të drejtat e tyre. Do rikthejë votën për ta. Nesër keni qytetarë të ardhur nga Kalifornia në protestë. Ne jemi paqësor. Nuk mund të them që është në përmasat që dua, por e shoh që po shtohet çdo ditë. Këtu po ndihmon dhe kalimi nga skandali në skandal të atij që mund të thuhet farë e keqe.