Sot ditë e shenjtë e Shën Janit

972
Sigal

Korça kujton PAPA JANI ZENGO, një prej familjeve dardhare e cila qëndron në piedestalin e historisë dhe trashëgimnisë kulturore të Dardhës. Papa Jani Zengo u lind 190 vite më parë, në 17 Janar 1832 dhe u nda nga jeta në moshën 80 vjeçare në shkurt 1912, po afrojnë 110 vjet. U martua me dardharen Manusha Theodhor Gjerazi, motrën e Gaqo Gjerazit dhe u lindën 6 fëmijë, tre djem e tre vajza. Vangjel, Nikolla, Efthim, Evgjeni, Eleni, Evriviqi. Të gjithë krijuan familje, përveç Nikollës. Janë të shumtë trashëgimtarët e familjes Papa Jani Zengo, tashmë ata gjenden në Shqiperi, në Greqi dhe në Amerikë. Vangjeli u martua me dardharen Vasilo Gaqo Korçari, fëmijët 7 vajza, Thomaidha, Androniqi, Sofia, Sotiria, Krisulla, Petrina, Andoneta. Efthimi u martua me dardharen Krisulla Ilo Mykerezi, fëmijët 3 Pali, Dhora, Lirika. Evgjeni u martua me dardharin Ilia Kristo Ceka, fëmijë John, Sotir, Kristofor. (USA) Eleni u martua me dardharin Kristo Janaq Kere, 2 fëmijë Dhimitër e Marigo. Dhimitri Kere ishte Mësuesi i dalluar i shkollës fillore të Dardhës. Evriviqi u martua me Michael Vasil Lako (Leacu) nga Boboshtica, 6 fëmijë, Arthur, John, William, James, Dorothy, Mary. (USA) Në grupin Dardharët ka disa anëtare që janë trashëgimtarë të familjes së Papa Jani Zengos, të gjithë krenohemi me veprën që ata na lanë pas.