Berisha mbledh nesër grupin parlamentar të PD-së, Boçi: Do prezantohet raporti për “Territorialen”

151
Sigal

Ditën e nesërme grupi parlamentar i PD-së do të zhvillojë mbledhje. Lajmërimi është bërë nga deputeti Luçiano Boçi.

Në njoftimin për shtyp thuhet se nesër do të prezantohet raporti për Reformën Territoriale dhe deputetët do të japin propozimet e tyre konkrete për qarqet.

NJOFTIM PËR SHTYP
Nesër, e mërkurë, 14 shtator, ora 12.00, Partia Demokratike zhvillon mbledhjen e grupit parlamentar në sallën e deputetëve në selinë e PD-së, me këtë rend dite:
-Prezantimin e propozimit dhe të raportit të Reformës Territoriale nga grupi i punës
-Propozime konkrete nga deputetët për qarqet e tyre
ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE