Kreu i partisë Demorkatike, Sali Berisha në fjalën e tij u shpreh se opozita shqiptare së bashku me shqiptarët kanë marrë mbështetjen ndërkombëtare të jashtëzakonshme në tërë historinë e tyre.
‘Ju garantoj, se ky pushtim me sulmin tuaj do shkrihet si bora para diellit të nxehtë dhe ne do shkojmë në zgjedhje të 11 majit të sigurtë në fitoren, të sigurtë s edo pastrojmë shtëpinë tonë që Zoti të hyjë brenda në këtë shtëpi’- u shpreh Berisha.
Fjala e plotë:
Miq, ju, PD, kaloi një kalvar, por nuk u mposht, por qendruam të pamposhtur. Qendruam të pamposhtur për vlerat që besonim.
Sot, muajin e fundit, ju keni marrë, Opozita shqiptare ka marrë, shqiptarët kanë marrë mëbshtetjen ndërkombëtare të jashtëzakonshme në tërë historinë e tyre.
Në mbarë botën është denoncuar Shqipëria, narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë. Shqipëria, vendi me të cilat të gjitha pushtetet janë në duart e një njeriu.
Shqipëria, vendi në të cilin, shteti dhe krimi janë një sipërmarrje e përbashkët. Shqipëria, vendin në të cilin procesi elektoral është shndërruar në fasadë elektorale.
Pra, maskat ranë. Kërkohet nga ne sulm, sulm dhe vetëm sulm.
Le të ngrihemi ne, në lartësinë e idealeve të atyre që shembën diktaturën komuniste për të shembur diktaturën më të keqe që kanë njohur shqiptarët, diktaturën e drogës, krimit dhe vjedhjes së tyre.
Ju garantoj, se ky pushtim me sulmin tuaj do shkrihet si bora para diellit të nxehtë dhe ne do shkojmë në zgjedhje të 11 majit të sigurtë në fitoren, të sigurtë s edo pastrojmë shtëpinë tonë që Zoti të hyjë brenda në këtë shtëpi.
Po, miqtë e mi, Shqipëria është ‘Toka e Zotit’ dhe nuk mund të dalë kurrë prej duarve të tij.
Ndaj dhe, të vazhdojmë mosbindjen civile, të vazhdojmë betejën.
Është radha jonë!
Garantoj çdo të ri dhe të re se, qeveria e PD në programin e saj në epiqendër do kenë të rinjtë shqiptarë, shkollimin, punësimin, rolin e tyre. Garantoj se së bashku do bëjmë gjithçka që në Shqipëri të rikthehet përsëri në shtëpinë e shqiptarëve, atyre qindra e mijëra që kanë ikur rrugëve të botës, vetëm e vetëm të përzenë nga politikat e Çubriolloviçit të Tiranës.
Asgjë nuk na pengon ne për të çliruar Shqipërinë nga kjo narkodiktaturë.
Është radha jonë! Është radha jonë!
Fitore! Fitore!
Faleminderit shumë!