Berisha: Gëzuar ditën e parë të demokracisë

521
Ish kryeministri i vendit ka uruar shqiptarët për 22 marsin, sic e quan ai: ditën e parë të demokracisë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se 24 vjet më parë qytetarët përmbysën me votën e lirë regjimin komunist. Ai thotë se pavarësisht progresit që ka bërë vendi ynë, sot shteti ndodhet në duart e bijëve të etërve mizorë.
Postimi i Sali Berishës
Gezuar 22 Marsin, diten e permbysjes me voten e lire te sistemit barbar komunist, diten e pare te Lirise!
Te dashur miq, sot mbare shqiptaret kremtojne 22 Marsin, si diten e pare te lirise dhe dinjitetit te tyre, diten qe 24 vjet me pare, ne me voten tone te lire rrezuam diktaturen, barbarine e Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes dhe ne vendin me monist te planetit, vendin e trete me te varfer te globit nisem ndertimin e sistemit demokratik te bazuar ne vlerat e lirise, dinjitetit njerezor. Me 22 mars te vitit 1992, mbi 1.7 milione te rinj, te reja, burra dhe gra, nen udheheqjen e Partise Demokratike permbysen me voten tyre te lire diktaturen me te eger qe Shqiperia dhe Europa kishin njohur me pare.
Qytetaret shqiptare me voten e tyre hapen rrugen per veten, rrugen e bllokuar te lirise. Ata votuan per orientimin perendimor te kombit tone, renditjen e Shqiperise ne anen e aleateve natyral te saj, integrimin europian dhe euroatllantik te vendit tone.
Sot pas 24 vitesh Shqiperia eshte anetare e NATO-s, Keshillit te Europes dhe vend kandidat per anetare te BE, shqiptaret sot, nga 204 dollare qe kishin ne vitin 1992, kane kaluar ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme te larta, me mbi 11 mije dollare per fryme. Kosova eshte e lire dhe e pavarur, shqiptaret ne teresi jane me te lire se kurre ne historine e tyre.
Por sot perseri vendi ndodhet ne nje udhekryq te vertet. Si asnje vend tjeter ish komunist, ne pushtet jane rikthyer bijte e etreve mizor, bllokmeneve hoxhist. Neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama ka vendosur ne qeveri dhe kudo pinjollet e bllokmeneve hoxhist, me te cilet ndertoi rregjimin e mobokracise, vrasesve,narkotrafikanteve, pengmarresve etj, me te cilet, nepermjet krimit te organizuar qe drejton dhe korrupsionit galopant, po vret çdo dite shpresen tek shqiptaret dhe i perze ata me eksode nga Shqiperia.
Duke u perulur me nderimin me te madh para te gjthe atyre djemve dhe vajzave, burrave dhe grave qe me voten e tyre me 22 Mars te vitit 1992 shemben sistemin barbar komunist dhe hapen dyert e lirise per mbare shqiptaret, ju bej thirrje shqiptareve te ngrihemi dhe ne nje revolucion te ri demokratik te hedhim, siç beme 24 vjet me pare, ne koshin e plehrave te historise sistemin e banditeve bastard te bllokmeneve hoxhist.
Edhe njehere Gezuar 22 Marsin, diten e bardhe, diten e pare te demokracise!! sb
Sigal