Berisha: Edivini dhe papagajtë e tij në mbrojtje të spiunit Meçollari…

710
Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzon Kryeministrin Edi Rama se ka angazhuar të gjithë papagajtë e tij në administratë, media dhe Kuvend për të mbrojtur me çdo çmim kryenegociatorin e akuzuar për spiunazh, Artur Muçollari.
“Në mbrojtje të spiunit Muçollari të larguar nga Ushtria për spiunlliqet e tij, Rama urdhëroi në komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare, ndrikull Xhaçkën të betohej dhe stërbetohej për integritetin e Artur Meçollarit, të akuzuar për spiunazh nga agjensia e Shërbimit Informativ të Forcave të Armatosura mbi bazën e një dosje përgjimesh, survejimesh të autorizuara nga prokuroria e shtetit prej 439 faqesh por edhe për përjashtimin e tij nga shkolla e Marinës një vit për vjedhje, siç doli në komision”, shkruan Berisha.

Komenti i ish-Kryeministrit Berisha

Edvini ne mbrojtje in ekstremis te spiunit Muçollari!
Te dashuri miq, Edvin Kristaq Rama ka angazhuar keto dite te gjithe papagajte e tij ne administrate, media dhe parlament per te mbrojtur me çdo çmim kryenegociatorin e tij te akuzuar per spiunazh per marreveshjen e Detit, me te cilen i fali Greqise fushat me te medha te naftes dhe gazit te Jonit dhe Mesdheut.
Keshtu, sot, ne mbrojtje te spiunit Meçollari te larguar nga Ushtria per spiunlliqet e tij, Rama urdheroi ne komisionin parlamentar te sigurise kombetare ndrikull Xhaçken te betohej dhe sterbetohej per integritetin e Artur Meçollarit, te akuzuar per spiunazh nga agjensia e sherbimit informativ te Forcave te Armatosura mbi bazen e nje dosje pergjimesh, survejimesh te autorizuara nga prokuroria e shtetit prej 439 faqesh por edhe per perjashtimin e tij nga shkolla e Marines nje vit per vjedhje, siç doli ne komision.
Per çeshtjen e pare ndrikulla ministre beri be e rrufe se Arturi, ndonese i gjurmuar, rregjistruar, survejuar per lidhje te dokumentuara me agjensi te huaja zbulimi, po sulmohej se nuk kishte lejuar dhenien e Bishtpalles per miqte dhe familjaret e ish kryeministrit.
Me kete rast i them kesaj ndrikulle qe midis veseve te saj, shpifjen e ka vesin me te vogel, se eshte nje skllave e te shkuares per shkak te te ciles keqshfrytezohet nga Rama ne menyre mjerane per nje trillim te ulet, ne te cilin ajo flet pa emra nga frika e drejtesise sepse e di se po keqperdoret nga Rama dhe vetem per llogari te vella Olsit!
Kurse persa i perket perjashtimit per vjedhje te Meçollarit nga Akademia e Marines, ndrikull Xhaçka justifikoi aktin duke thene se Muçollari eshte perjashtuar per vjedhjen e nje batanije.
Ketu ne fakt, ndrikulla, qe pajis me liçence noterie ne kundershtim flagrant me ligjin mami Xhaçken, kishte shume te drejte.
Kjo sepse nje apo tre batanije vertet jane hiç gje krahasuar me miliardat qe vodhi vjehrra e saj e pare, Shemsie Kadrija shqiptareve, duke patur per ndihmese nuse Olten, e cila nder te tjera ndertoi nje vile trekateshe me ato para per te jetuar me princin e saj.
Me kete rast i them Edi Rames se loja me spiune per te shitur pasurite kombetare perrallore do te hedhe ate dhe çakejte e tij aty ku e kane vendin, ne kazanin e plehrave te historise! sb
Sigal