Berisha: Brukseli ishte dje me shqiptarët, Ramës iu kërkua të mos kërcënojë opozitën

51
Sigal

Lideri Opozitës Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, ka reaguar ashpër ndaj situatës politike në vend.  Kreu i Partisë Demokratike e cilëson  qeverisjen e Edi Ramës si një “narko-diktaturë”.

Ai theksoi se në dy javët e fundit janë mbajtur dy seanca të njëpasnjëshme në Këshillin e Europes dhe ne Komisionin per Politike te jashtme te Parlamentit Europian që kishin në fokus Shqipërinë.

Zhivillimet e fundit në Parlamentin Europian Berisha i përshkroi si të jashtëzakonshme dhe historike për Shqipërinë.

Lideri demokrat tha se Edi Rama po bën çmos që me anë të mediave që kontrollon ai, të censurojë këto zhvillime kaq të rëndësishme.