Berisha bën paralajmërimin e fortë: Po shkojmë drejt përplasjes së dytë civile, betejë me çdo…

509
Sigal

Sali Berisha, ish-kryeministër, tha se vendi është në kushtet e një puçi. Berisha komentoi vendimin për të marrë në mbrojtje aeroportin e Rinasit nga forcat e ushtrisë, ndërsa tha se nuk ka asnjë vendim të qeverisë apo parlamentit për një veprim të tillë.

“Duhej që të ishte miratuar vendimi nga qeveria apo nga Kuvendi. Jemi në kushtet e një puçi, ndaj duhej Gjykata Kushtetuese”, tha Berisha.

Në studion e Abcneës, Berisha tha se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

“Kakistokracia do të marrë atë që meriton nga populli. Opozita ka popullin dhe fuqinë e tyre, ata kanë gangsterët e drogën. Do ta shikojmë se kush do të fitojë, unë them që fiton e para”, tha Berisha.

Sipas tij, zbardhja e dosjeve 184 dhe 339 janë kushte kryesore të opozitës.

“Duhet të ikë Edi Rama që të bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Berisha, duke shtuar se vendi po shkon drejt përplasjes së dytë civile.

“Për rikthimin e votës, ia vlen çdo veprim, se ku do të shkojmë nuk e di, do t’a shohim”, theksoi Berisha.

Sipas tij, opozita ka djegur mandatet, jemi në një betejë dhe opozita do të udhëheqë ketë betejë me çdo çmim për votën e lirë.

“Pasojat e Edi Ramës janë si pasojat e ebolës dhe tërmeteve”, tha Berisha.