Berisha, akuza Ramës: Në 2019-ën, PS-ja bëri listat me gjyqtarë e prokurorë që duhet të iknin nga drejtësia!

91
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar procesin e vetingut si seleksionim partiak. Ai akuzoi Partinë Socialiste se në vitin 2019, hartoi listën e prokurorëve dhe gjyqtarëve që duhet të dilnin nga sistemi i drejtësisë.

Gjatë mbledhjes me degët e PD-së nr. 8 dhe 10 në Tiranë, Berisha solli denoncimin, sipas tij të një prokurori në Vlorë. Kreu i PD-së tha se të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që u larguan nga sistemi i drejtësisë, u futën pa radhë në procesin e vetingut.

Berisha: Rama tregoi se me dhjetra gjykatës të partisë, dhjetra prokurorë të partisë s’kanë punë me drejtësinë por me partinë. Ai tregoi se çfarë ishte vetingu. Vetingu ishte një seleksionim partiak. Sot më shkruante një prokuror. Më thoshte që ka dy vite që ka dalë nga Prokuroria. Sepse në vitin 2019, PS bëri listat e të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve që duhet të largoheshin nga çdo rreth. Unë isha në Vlorë tha prokurori. PS-ja në Vlorë çoi listën e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Çfarë bënë? Na futën pa radhë fare në veting. Të gjithëve na nxorrën siç hymë, jashtë drejtësisë. Vetingu i George Sorosit. Është një nga aktet korruptive më të mëdha. Këtë deklaratë e bëri dhe dy vite më parë Lulzim Basha. Por pas dy vitesh, ai e votoi zgjatjen e vetingut. Nuk e zgjasja kurrë vetingun.

E ka shtyrë tre vite regjistrimin, sepse e di që nga ky regjistrim del një Shqipëri tjetër. As Çubilloviçi s’ka bërë një gjë të tillë siç ka bërë Edi Rama. Kërkon të ekzekutojë pluralizmin. Ndaj dhe këto dy ditë që ka mbetur, pavarësisht nga kushtet klimaterike, të bëjmë gjithçka për protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana dhe Shqipërëia. Këtë protestë, presin me padurim shqiptarët në katër anët e botës. Këtë protestë e presin miqtë e vërtetë të lirisë së shqiptarëve në Europë, SHBA dhe kudo në botë.