Berisha: 44 mijë anëtarë të PD votuan shkarkimin e Lulzim Bashës

232
Sigal

Sali Berisha, para konferencës për shtyp në selinë e Partisë Demokratike, deklaroi se “referendumi i sotëm shënon një etapë të re”.

“Sot, 44 000 anëtarë të PD-së firmosën me votën e tyre referendumin e parë të lirisë së forcave politike në vendin tonë.

Kjo çliron energji të jashtëzakonshme në etapat e tjera të revolucionit demokratik”, deklaroi Berisha.