Berisha: 100 mijë gati ta fshinin nga faqja e dheut kazinonë e Ramës

444
Ish kryeministri Berisha nuk u ndahet deklaratave të forta. Këtë herë ai është shprehur se rreth 100 mijë protestues ishin gati ta fshinin nga faqja e dheut kaninonë e Ramës, duke patur parasysh Kryeministrinë.

Berisha ka thënë se kjo nuk ka ndodhur se është respektuar vullneti i qytetarëve dhe fryma e tyre e ndryshimit pozitiv. Ai ka paralajmëruar Ramën të mos provokojë.

“Ishin gjysmë milioni shqiptarë që erdhën në këtë mison dje, janë në mison të madh pra ju lutem të gjithë atyre të cilët analizojnë këtë protestë të mos harrojnë se shpërtheu, 4 muaj para zgjedhjeve cka s’ka ndodhur kurrë që nga viti 91 deri sot, edhe tani, me kultin e krimit nuk ka zgjedhje, është një protestë e një rëndësie të jashtëzakonshme dhe e një fuqie të papërmbajtur dhe të pandalshme. Nëse rama s’pranon kushtin e PD, PD do e imponojë që ta pranojë me një këmbë”, tha Berisha.

“A e di ti që nga ata 500 mijë që ishin dje në Tiranë, të paktën 100 mijë ishin gati ta fshinin nga faqja e dheut kazinonë e Edi Ramës por iu nënshtruan vullnetit të qytetarëve, e panë frymën e qytetarëve dhe nuk lëvizi një gjethe në Tiranë, por u bë protesta më e fuqishme paqësore, ndaj Edi Ramës i them mos provoko, kaq”.
Sigal