Batuta e Metës: Unë me Doktorin e kam, ju të tjerët vazhdoni bashkë

517
Seanca e jashtëzakonshme plenare nuk kaloi pa doza humori. Që në fillim të seancës, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike shprehën mosbesimin e tyre duke kërkuar ndryshimin e rendit të ditës ku PD kërkonte që votimi i anëtarëve të komisionit të Vetting-ut të ishte çështja e fundit e rendit të ditës ndërsa PS kërkoi që të ishte e para.
Gjatë debatit, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ndërhyri duke u shprehur se rendi i ditës nuk duhet të ndryshohet, pasi për këtë dha dakordësinë edhe ish-kryeministri Sali Berisha. 
“Mendoj të mos e ndryshojmë rendin e ditës. Z. Berisha e dha dakordësinë e tij, besoj të vazhdojmë tani. Unë atë kam tani. Këta të tjerët e kanë me njëri-tjetrin, unë me atë e kam. Kur të iki unë bëni çfarë të doni ju të tjerët”,- tha Meta duke shtuar se çështja e komisioneve të Vetting-ut është qendër e gravitetit për rendin e ditës. 
“Vetting-u nuk duhet të hyjmë në debat sepse Vetting-u nuk është as i pari dhe as i fundit, është në qendër të rendit të ditës. Kështu që qendra e gravitetit të gjithë rendit të ditës është Vetting-u”,- pohoi Meta.
Sigal