Bastiset “Deutche Bank” në Frankurt nga një grup hetimor, sepse akuzohet për pastrim parash të “off shore”

Bastiset “Deutsche Bank”,  në Frankfurt, hetohet për pastrim parash

Zyrat qendrore të “Deutsche Bank” në Frankfurt janë bastisur nga një grup hetimor i përfshirë në hetimin ndaj saj për pastrim parash. Prokurori Publik i Gjermanisë pretendon se dy pjesëtarë të stafit të bankës më të madhe në vend kanë ndihmuar klientët që të pastrojnë para’ të përftuara nga aktivitetet kriminale. Dyshohet se ata i kanë ndihmuar klientët në fjalë të krijojnë për këtë qëllim llogari “off shore”. Operacioni që përfshiu rreth 170 policë e zyrtarë ka prekur edhe zyra të tjetra të “Deutsche Bank” në qytet. Hetimi e mori shtysën nga skandali i “Panama Papers” në vitin 2016 dhe sasia gjigante e informacioneve të rrjedhura nga njëra prej kompanive më të fshehta të botës, firma ligjore panameze Mossack Fonseca. Për shkak të “Panama Papers”, edhe banka të tjera kanë përfunduar në lupën e autoriteteve si Nordea e Suedisë dhe Gjermania Handelsbanken. Aksionet e “Deutsche Bank” ranë menjëherë me 3%, me t’u mësuar lajmi i bastisjes. Ajo vetë e pohoi se zyrat e saj janë kontrolluar në disa pjesë të ndryshme të vendit dhe se po bashkëpunon plotësisht me policinë. Më herët, gjatë këtij muaji, u konfirmua përfshirja e institucionit financiar në një proces pagesash të dyshimta për degën e bankës daneze “Danske Bank” në Estoni.

NOA