Bashkia e Tiranës nisin javën e ardhshme zbatimin e projektit madhor të kryeqytetit

444
Sigal

Ndërtimi i terminalit të pasagjerëve, javën e ardhshme nisin procedurat për koncesionin

Bashkia e Tiranës dhe BERZH javën e ardhshme nisin procedurat koncesionare, për ndërtimin e terminalit multimodal të pasagjerëve. Studimi i fizibilitetit për terminalin e ri të pasagjerëve në Tiranë u hartua nga kompania italiane “Ital – Ferr”, me një fond prej 500 mijë eurosh, të akorduar nga BERZH. Në këtë terminal, i cili është i pari që do të ndërtohet në Shqipëri, me sipërfaqe 80.000m², do të vendoset stacioni i ri i trenit dhe stacioni i tramit, i cili do të bëjë transportin e udhëtarëve nga terminali multimodal përgjatë bulevardit të ri, deri në sheshin “Nënë Tereza”. Terminali është pjesë e një strategjie të gjerë të transportit urban, i cili do t’u japë zgjidhje nevojave urgjente për përmirësimin e trafikut në Tiranë, nëpërmjet parkimit të gjithë mjeteve të transportit të udhëtarëve nga i gjithë vendi dhe krijimin e kushteve optimale për transportin e tyre në Tiranë.

Në terminal parashikohet:

– Në katin përdhe, stacioni i tramvajit dhe trenit, depoja e tramvajit si dhe qendra

e pajisjeve hekurudhore;

– stacion për autobusët ndërkombëtarë, në pronësi të kompanive të transportit

shqiptar;

– stacion për autobusë ndërqytetës;

– stacion për autobusët ndërkombëtarë, në pronësi nga kompanitë e huaja të transportit;

– Taksi-van, zonë parkimi dhe një tarracë në formë katrore publike, në kufi në perëndim me terminalin e autobusëve urbanë;

– parkimi i autobusëve, mikrobusëve dhe automjeteve të tjetra të transportit të pasagjerëve;

– linjë për stacionimin e tramvajit, si zgjidhje alternative e transportit të pasagjerëve që do të hyjnë dhe do të dalin nga Tirana;

– rrugët e brendshme të qarkullimit të automjeteve, tramit, etj., në territorin e terminalit; ambientet ndihmëse për mirëmbajtje, shërbime e furnizime të mjeteve të transportit; ambientet sociale dhe hoteleri, për akomodimin e udhëtarëve.

Vendet e parkimeve të autobusëve, mikrobusëve, taksive dhe automjeteve private, për fazën e parë janë:

– autobusë të linjave ndërkombëtare – 34

– autobusë të linjave ndërqytetës – 57

– autobusë të linjave urbane – 15

– mikrobusë – 48

– parkim autobusësh – 26

– taksi – 20

– parkim i automjeteve private – 100

Nga ky terminal parashikohet të nisen:

– automjete – 10 000

– mikrobusë – 3 700

autobusë – 900
– autobusë ndërkombëtarë – 100
– autobusë urbanë – 180

Në 5- vjeçarin e parë (2020), pritet një rritje e kapacitetit prej 20%;
Në 5- vjeçarin e dytë (2025), kemi një rritje prej 25%, krahasuar me 2020;
Në 5 -vjeçarin e katërt (2035), kemi pothuajse dyfishim, krahasuar me 2025;

Në terminal është parashikuar dhe parkim nëntokësor, si një zgjidhje tepër efiçiente dhe e përshtatshme, për realizimin e plotë në funksionimin e këtij terminali, i cili do të funksionojë për parkim makinash private dhe autobusë.