Bashkia Durrës/ Emirjana Sako miraton buxhetin 2023, nga rikonstruksionet e kopshteve te granet e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë

219
Sigal

Bashkia Durrës ka miratuar Projekt Buxhetin e vitit 2023

Kryetarja e Bashkisë së qytetit të Durrësit, Emirjana Sako ka njoftuar përmes një publikimi se në mbledhjen e këshillit bashkiak u miratua buxheti për vitin 2023 si dhe programi buxhetor afatmesëm 2023-2025 ku parashikohen të tjera punë dhe invstime të rëndësishme në shërbim të qytetit dhe qytetarëve të Durrësit.  Bashkia njofton se në këtë mbledhje u miratuan edhe vendime të tjera me rëndësi si familjet përfituese të ndihmës ekonomike, kalendari i përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm 2024-2026, sistemi i taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Durrësit për vitin 2023, plani vendor i veprimit për barazinë gjinore 2023-2025, miratimi i nxënësve që përfitojnë bursa, familjet që përfitojnë nga programi i rindërtimit, 29 familjeve përfituese të subvencionimit të qirasë si dhe miratimin e vlerës së shpronësimit për pasuritë pronë private që preken nga investimi publik rehabilitimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Portoromanos – ish kënetë dhe sistemimin e rrjetit të ujrave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit, faza e parë.

Rikonstruksione në hapësirën e jashtme të kopshtit “1 Maji”

Bashkia Durrës ka njoftuar për punimet e kryera nga ky institucion në hapësirën e jashtme e kopshtit “1 Maji”. Kjo hapësirë është pajisur tashmë me kënde rekreative dhe lojëra për fëmijët. “Mirënjohje për kompaninë Mane TCI shpk që mundësoi këtë investim duke kontribuar për komunitetin dhe duke bërë të mundur që tashmë fëmijët e këtij kopshti por edhe fëmijët e zonës të kalojnë çaste të këndshme duke u argëtuar në këtë kënd të ri lojërash.” thuhet në njoftimin e Bashkisë Durrës.