Basha: Themeli i kësaj të keqeje është rënia e demokracisë dhe votës së lirë

458
Sigal

Gjatë fjalës së tij me protestuesve në Milot, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se, qeveria e Ramës ka rritur papunësinë, duke i shtyrë të rinjtë drejt emigrimit.

Ai shtoi se themeli i të keqes është rënia e demokracisë dhe votës së lirë.

“Vetëm një uzurpator që e ka lidhur fatin e tij me kriminelë dhe oligarkë mund të marrë vendime kriminale, të nxjerrë në mes të natës dhe në pikë të mëngjesit foshnjet, të shkatërrojë prona dhe shtëpi me të njëjtën urrejtje si uzutpatorët. Themeli i kësaj të keqe është rënia e demokracisë dhe votës së lirë. Kjo është esennca e betejës sonë. Pa zgjedhje të lira nuk hapen dyert e Europës”, u shpreh kryedemokrati.