Basha takon Menduh Thaçin, diskutohet situata në Maqedoni

364
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur sot në një takim kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi, ku u diskutua për situatën politike në Maqedoni. 
Kryetari Basha, rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për kauzën e drejtë të avancimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe përmirësimin e statusit të tyre ekonomik dhe shoqëror.
Sipas njoftimit për media të selisë blu, Basha ka shprehur mbështetjen e PD-së për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, dhe nxit pa asnjë rezervë bashkëpunimin mes dy partive shqiptare në Maqedoni.
Duke shprehur këtë qëndrim, Basha tha se bashkëpunimi mes dy partive shqiptare në Maqedoni është në përputhje të plotë me vizionin e Partisë Demokratike për avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë në frymën e integrimit europian dhe euroatlantik të vendit. 
Sigal