Basha takon ambasadorët në ikje të Francës dhe Hungarisë

459
Sigal

TIRANE – Kryerari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur në një takim, me rastin e përfundimit të misionit të tyre, ambasadorët e Francës, Christine Moro dhe Hungarisë Janos Huszar. Në cilësinë e tij si kryetar i Bashkisë së Kryeqytetit, Basha u shpreh optimist se pavarësisht debatit politik, projekti i Tramit do të zbatohet, teksa falenderoi ambasadoren franceze për gjithë mbështetjen financiare dhe teknike. Nga ana saj Moro shprehu keqardhjen e saj për vështirësitë politike, teksa vlerësoi se deri më tani projekti tramit nuk ka hasur në vështirësi teknike-financiare. Në takimin tjetër me ambasadorin hungarez, Janos Huszar, Basha vuri në dukje marëdhëniet e ngrohta mes vendeve dhe faktin se Hungaria ka qenë kaherë mbështetëse e shqiptarëve dhe Shqipërisë. Nga ana e tij ambasadori Hungarisë falenderoi Lulzim Bashën për vendosjen e emrit të heroit kombëtar të Hungarisë “Janos Hunyadi”, një rruge të rëndësishme në Tiranë si dhe për mbështetjen e ofruar për rikonstruksionin e ambasadës hungareze. Takimet u zhvilluan në ambjentet e Bashkisë së Tiranës.