Basha-Ramës: Nuk e ndalni dot marshimin e popullit

400
Ndonëse ata me forcën e kartonëve shpallën të pahetueshme aferën e CEZ, e vërteta dhe marshimi i shqiptarëve nuk do të ndalet. Kështu ka deklaruar lideri i opozitës Lulzim Basha, një ditë pas rrëzimit në parlament të propozimit të PD-së për hetimin ndërkombëtar të marrëveshjes CEZ-DIA.
Sipas Bashës, nga dje vjedhja e shekullit prej 600 milionë eurove është kthyer në shembullin më ulëritës të padrejtësisë politike në vend.
“Mbrëmë Rama e shpalli veten të pahetueshëm për akuzat e dokumentuara zyrtarisht për aferën e CEZ. Me forcën arbitrare të kartonave Rama mori një tjetër imunitet, pas atij që i dha vetes një vit më parë për ndalimin e hetimit. Që dje një standart i zi, i Ramës është konsoliduar tashmë me ligj në parlament. Nga dje, çeshtja e shekullit, është kthyer në shembullin më ulëritës të padrejtësisë politike në vend,” tha kreu i PD-së.
Po pavarësisht kësaj, Basha tha se kjo aferë nuk mbyllet me votimin e djeshëm.
“Kjo aferë nuk mbyllet me votimin e djeshëm, me hipokrizinë e Metës. I them sot Ramës mos hapni shampanjën për të festuar për herë të dytë vjedhjen. Mbrëmë me forcën e kartonëve ndaluat hetimin, por nuk do ndalni kurrë marshimin e popullit, për ligj, drejtësi, transparencë,” shtoi ai.
Në mbyllje të fjalës, Lulzim Basha u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 8 dhjetorit pasi “Përballë nesh është një klikë e korruptuar që me buxhetin 2016 premton vdekjen e ekonomisë shqiptare. Rrokullisjen në humnerë të mijëra qytetarëve që do të humbin vendet e punës.”
Sigal