Basha: Rama përballë akuzave për drogë del me propagandë boshe

460
Kreu i PD e ka cilësuar si propagandë boshe aktivitetin e organizuar nga qeveria për arritjen kundër kultivimit e trafikut të drogës. Kapjen e shtetit nga narkomania. Gradime si drejtor e deputetë të narkotrafikantëve të dënuar.
“Ai paralelizoi me punën e 2 mijë policëve. Ndodh se Rama ka vetëm një rrugë për t’u përballur propagandën boshe. Në vend që të ndihmojë në luftën kundër drogës, sot e stimuloi. Ndërkohë që qindra oficerë u thirrën me dhunë. droga bëhej gati.”- tha Basha gjatë fjalës së tij.
Ndërsa vlerësoi punën e kryer nga qeveria Berisha në luftën kundër trafikut të drogës, Basha renditi edhe një sërë arritje që sipas tij do të ishin të pamundura nëse nuk do të kishte pasur rezultat. Sipas tij Rama bën propagandë pasi nuk ka rezultate konkrete dhe është i inkriminuar nga raportet ndërkombëtare.
“Raportet e thonë qartazi, Shqipëria nuk ka qenë vend trazniti droge, vlerësime në luftën ndaj drogës në raportet të ndryshme në vitet 2011-2012. Produkti ishte liberalizmi i vizave, futja në NATO. Këto nuk do të ndodhnin nëse kryeministri do të të fuste në Parlament narkotrafikantë të dënuar. Këto janë rekordet ndaj të cilave sado që të shkumëzojë Rama, i shijojnë qytetarët. Këto janë rezultatet, por kur nuk ke rezultate e çdo raport të inkriminon hap kinemanë dhe mbledh 2000 policë për propagandë.”
Sigal