Basha: Rama nuk ka asnjë shans të shtyjë zgjedhjet!

73

I ftuar në një studio televizive kryetari i PD, Lulzim Basha komentoi aktualitetin politik në vend. I pyetur nëse, kryeministri Edi Rama do të përdorë pandeminë e Covid-19 për të shtyrë zgjedhjet, kreu i PD u shpreh se një gjë e tillë nuk ka asnjë shans.

“Nuk ka asnjë shans. Zgjedhjet u mbajtën në Francë, u mbajtën në Serbi. Nuk ka asnjë shans”, tha Basha.

Sa i përket koalicioneve dhe përpjekjeve të mazhorancës për ti ndaluar, kreu i opozitës u shpreh se: “Koalicionet parazgjedhore janë në Kushtetutë sepse Karta e të drejtave të njeriut e quan si të drejtë bashkëpunimin dhe bashkimin. Njerëzit bashkohen në parti, në aleanca, bashkohen për shkak të interesave. Prandaj është shkruar edhe në Kushtetutë.

Diskutimet për sistemin këtu është mbyllur më 5 qershor. Shqipëria ka nevojë për një reformë të thellë zgjedhore. Do ti diskutojmë pas zgjedhjeve të ardhshme. Fillimisht duhet të forcojmë sistemin e “chek and balance” dhe parlament me dy dhoma. Problemi këtu nuk është sistemi. Çdo sistem ka rënë pre e sëmundjeve të demokracisë shqiptare që me këtë qeverinë ka rënë në koma”.