Basha-Rama: Ndihmo vëllezërit dhe motrat tona në Luginën e Preshevës me mjekë!

377
Sigal

Ndërsa kryeministri Rama pak më parë deklaroi se kryedemokratit Basha në gjithë situatën e krijuar me COVID 19 ka për t’i mbetur vetëm turpi dhe dështimi, ky i fundit injoron akuzat dhe kërkon zgjidhje për një tjetër problem.

Përmes një statusi në Twitter, Basha i kujton kryeministrit se duhet të bëjë një detyrë kombëtare dhe kushtetuese: Të ndihmojë vëllezërit tanë në Luginën e Preshevës që po përballen me COVID 19.

Statusi i plotë
Lugina e Preshevës po përballet me pasojat e COVID 19. Për situatën e vecantë ku ndodhen, I bëj thirrje qeverisë të ofrojë asistencë shëndetësore përmes personelit mjekësor. Ndihma për vëllezërit dhe motrat tona atje është detyrim kombëtar dhe kushtetues.