Basha: Rama dhe Braçe të përjashtohen 10 ditë nga Kuvendi

486
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas mbledhjes së grupit, tha për mediat se situata në jetën parlamentare është në gjendje të keqe, për shkak të rikthimit në Kuvend të Armando Prengës. “Vendimi i javës së kaluar mbetet në fuqi sepse nuk ka asnjë përmirësim të situatës. Dje ai ka bërë të njejtën gjë dhe ishte ky akt që provokoi sulmin me vezë që fatkeqësisht nuk e zuri në pjesën e zbuluar të kokës. Ndërkohë që sot depozituam në Byronë Parlamentare, përjashtimin e Edi Ramës nga seanca për dhjetë ditë. Qëllimi është i saktë: Largimi nga seancat e parlamentit të deputetëve që plagosin dhe ky është një kusht që s’ka shqiptar që mund ta pranojë. I vetmi që s’e pranon këtë zgjidhje është ai që solli Prengën dhe Ndokën në Kuvend. Se ai s’e sheh veten si kryetar të PS-së, por të banditëve. PD-ja e ka të qartë qëndrimin e saj. Ne kemi dënë rrugëzgjidhjen dhe presim të reflektojë, ndryshe vendimet që kemi marrë do t’i çojmë deri në fund”, u shpreh kryetari i PD Lulzim Basha. Partia Demokratike depozitoi sot në Kuvend kërkesën për masë disiplonore ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të Partisë Socialiste Erion Braçe për fyerjet e rënda ndaj deputeteve demokratë, Albina Deda dhe Arbiola Halimi. Situata në Parlament u tensionua pas rikthimit në Kuvend të Armando Prengës. Deputeti Prenga, edhe pse përmes një letre deklaroi se do të largohej nga jeta parlamentare deri në vendimin e Gjykatës ndaj tij, nuk e mbajti fjalën kur dje shkoi me vrap në Kuvend për të votuar dekretet e Presidentit për ministrat e rinj dhe për të regjistruar pjesëmarrjen në Parlament me qëllim që kohëzgjatja e mandatit të shkojë deri në 6 muaj.
Sigal