Basha paralajmëron zgjedhje të parakohshme: Vitin e ardhshëm zgjedhjet vendore mund të jenë edhe parlamentare!

481
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar sot për herë të parë se zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm mund të jenë njëkohësisht edhe zgjedhje të përgjithshme të parakohshme!

Basha shprehet “se një test i madh po afron: vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhjet vendore, të cilat mund të jenë në të njëjtën kohë kohë fare mirë edhe me zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, do të jenë një shans i jashtëzakonshëm që ju të ushtroni të drejtën që keni për të vendosur se çfarë qeverisjeje doni!” – theksoi kreu i opozitës në takim.

Kemi qeverinë e gabuar, qeverinë që mendon vetëm për xhepat e saj. Këtë duhet ta ndalim, këtë e keni në dorë ju. Mjafton t’i shkatërrojmë mekanizmin me të cilin kanë sunduar këto 5 vite. Ju marrin juve taksat, ju lënë në mëshirë të fatit, ju lënë me sytë se kush po vjen e kush po na sjell dhe pastaj ju lëshojnë babanët e tomdoshët e ditmirbushatët ditën e zgjedhjeve për t’jua prishur mendjen me një 50 mijë lekësh apo 20 mijë lekësh apo 100 mijë lekësh. Kjo duhet të marrë fund.

Dhe do të marrë fund. Shqiptarët janë vetëndërgjegjësuar. Unë e shoh këtë kudo. Dhe ju do të keni prapë mundësinë të zgjidhni qeverinë që doni dhe ta mbani përgjegjëse për premtimet. Jo të rrini kështu, sa herë të ketë fushata të vijnë e të bëjnë gallata e të zhduken.– theksoi kreu i opozitës në takim.