Basha nga Korça: Nesër në shesh çdo qytetar kundër padrejtësive

412
Sigal

KORÇË – Kreu i PD-së, Lulzim Basha nga Korça ka bërë thirrje për një pjesëmarrje masive në protestën e ditës së nesërme, në Tiranë. Duke folur para anëtarëve të PD-së në këtë qytet, Basha tha se 20 shkurti është një ditë historike për Kombin.“20 shkurti i 2014 thërret në sheshin Skëndërbej çdo qytetar të lirë të këtij vendi të ngrihet kundër padrejtësive që po bëhen nga qeveria Rama-Meta. Qyetaria shqiptare që tashmë është europiane do të thotë fjalën e saj.Shqetësimin ynë pse therrasim protestën, eshtë per të sotmen dhe të ardhmen.”, theksoi kreu i PD-së, Lulzim Basha.Gjatë fjalës së tij, Basha tha se, “qeveria Rama-Meta ka marrë revanshin kundër Kushtetutës, konsensusit, pronës legjitime qytetare që është produkti i vetëm i qeverisë Rama-Meta. 23 vite më parë, veç rrëzimit të bustit spastruan edhe veset e diktaturës. Kjo qeveri po sjell vegla të atij regjimi, paligjshmërinë dhe mashtrimet e tij. Politikat qeveritare janë kundër interesave të qytetarëve dhe te te gjithe vendi”.Basha gjithashtu akuzoi qeverinë për sulm degradim tw struktures shteterore.”Sulmi ndaj administartës publike, pushimet masive, goditja e institucioneve të pavarura, sulmi i papreçedent ndaj policisë së shtetit- të gjitha këto janë  deshmi se si dhe sa shpejt degradon një strukturë shteterore.” u shpreh ai.“Më 20 shkurt ne do ta evokojmë këtë ngjarje të madhe, historike për Kombin. Marshimi i protestës që kemi thirrur nesër ka në themel këtë ngjarje historike, por kjo do të ishte e pamjaftueshme.Ai eshte një marshim kundër paligjshmërisë, antikushtetueshmërisë, dhe t’i kujtojë dyshes Rama-Meta nuk janë sundues të këtij vendi por punonjës të tij.Nesër në shesh, jo vetem demokratët, por mijëra qytetarë që i janë përgjigjur thirrjes tonë, për t’i dhënë mashtruesve një mesazh të fortë, së mashtrimi nuk durohet, nuk gëlltitet nga njerezit e qytetëruar.”, deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Korçës.Ai tha se protesta e 20 shkurtit, si 23 vjet më parë, jep mesazhin se nuk do të tolerojmë mashtrimet, degradimin e shoqerisë, papunësinë, rritjen e taksave dhe të çmimeve, me zërin e gjithë shqiptarëve dhe qytetarëve të lirë