Basha: Nëse nuk shtohet numri i testimeve, vetëizolimi është i kotë

368
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shpjegon se përse është e domosdoshme që në vend të shtohet numri i testimeve për COVID-19.

“Duhet që të kemi informacion sa më të saktë për gjendjen. Po nuk testuam shumë, atëherë do të thotë që nuk e dimë gjendjen reale. Zinxhiri i infeksionit ndërpritet vetëm duke testuar dhe izoluar. Po nuk testuam, zgjatet karantina, zgjatet dëmi ekonomik, shtohet kostoja. I gjithë izolimi,distancimi i qytetarëve merr kuptim nëse ndodh testimi.

Shqipëria nuk mund të ketë më pak testime se sa Maqedonia e Veriut. Në Maqedoni ka 5500 testime, kurse në Shqipëri 2500. Jemi dy herë më mbrapa.

Për çdo të infektuar po bëjmë 4 testime, ndërsa mesatarja është 12. Testimi është hetim. Me anë të testimit, duke ditur praninë e të infektuarit, duke izoluar, ndërpresim zinxhirin transmetimit. Nëse nuk e bëjmë, na rroftë izolimi.”, tha Basha në emisionin “Opinion”.