Basha në Memaliaj: Beteja jonë është betejë për t’u kthyer pushtetin njerëzve përmes qeverisjes transparente

540
Sigal

Lulzim Basha me
anëtarët dhe mbështetësit demokratë në Memaliaj


“Duam apo nuk duam ne, Shqipëria nuk mund të
vazhdojë më kështu. Ne ndodhemi para zhvillimeve dinamike, javët dhe muajt do të
vijnë,” u tha Lulzim Basha anëtarëve të Partisë
Demokratike në Memaliaj, duke u kërkuar të jenë në krye të aksionit për hapjen
e partisë dhe veçanërisht qëndrimin me njerëzit dhe pranë tyre.

 

“Gjendja reale e njerëzve është aty ku nuk mban më. Dhe kjo nuk është
më çështje e mbështetësve të Partisë Demokratike. Shqipëria sot de fakto i
takon një pakice, që janë bërë multimlionerë, miliarderë në kurrizin e shqiptarëve.”

 

“Jemi mbledhur këtu për të rënë të gjithë dakord me njëri-tjetrin
dhe pastaj jashtë këtyre mureve me banorët e Memaliajt, e Tepelenës, e
Gjirokostarës dhe e gjithë Shqipërisë se beteja në të cilën thirremi dhe i thërrasim
nuk është thjesht betejë për të përmbysur një qeveri të korruptuar, por është
betejë për t’u kthyer pushtetin njerëzve duke bërë qeverisje transparente dhe të
përgjegjshme që lekët e taksapaguesve të shkojnë tek taksapaguesit.”

 

Basha shpjegoi se Partia Demokratike ka zgjidhje konkrete dhe
realiste për gjendjen e rëndë që po kalon vendi dhe qytetarët.

 

“Familjet në nevojë ekonomike në qeverisjen time, në qeverisjen
tonë, 200 kilovatët e parë do t’i kenë falas. Faturën e ujitpër konsumin e tyre
jetik do ta kenë falas. Se nuk do të ketë nën qeverisjen tonë as palma, as
lluks qeveritar të shfrenuar që të ketë familje të cilat nuk janë më në errësirë
dhe kanë bukën të garantuar.”

 

“Zgjidhja jonë është 100 milion euro buxhet për subvencione për
çdo fermer në vit, është 1 përqind e prodhimit të brendshëm bruto, për 300 mijë
familjet fermere, pa burokraci pa NIPT në varësi të prodhimit bujqësor apo
blegtoral do t’i jepen lekët në dorë, grant.”

 

“E kemi ne projektin për rendin dhe sigurinë, e hartuam. Dhe kjo
është punë e jona, e askujt tjetër.”

 

Kryetari i Partisë Demokratike u kërkoi drejtuesve dhe anëtarëve
të shkojnë derë më derë, për të identifikuar hallet konkrete të njerëzve, çdokënd
që është në varfëri, i papunë dhe i goditur nga fatkeqesitë e natyrës dhe
abuzimet e qeverisë.

 

“Ajo që kërkoj nga gjithësecili prej jush është në rradhë të parë
të prekni dhe evidentoni problemet për zonat ku jeni përgjegjës.”

 

Basha bëri të ditur se duke ndryshuar PD-në, do të ndryshoje
politikën dhe vendin. Më pak pushtet për kryetarët e politikanët, më shumë për
qytetarët. Basha foli për një Shqipëri që ofron shanse për të gjithë.

 

“Kemi në anën tonë të vërtetën, kemi në anën tonë faktet, kemi në
anën tonë argumentat, kemi në anën tonë alternativën që presin njerzit. Kemi në
anën tonë, apo gati duke ardhur në anën tonë, njerëz që kurrë nuk u ka shkuar
mendja tek Partia Demokratike si zgjidhje.”