Basha në Facebook: 30 milionë dollarë firo në buxhetin e rishikuar

487
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar shifrat e Ministrisë së Financave për planin e të ardhurave, ku shprehet se firoja në buxhetin e rishikuar është 30 milionë dollarë.
“Ja konfirmimi zyrtar për 200 milionë dollarë kontrabandë, korrupsion dhe vjedhje në dogana dhe tatime. Edhe me buxhetin e rishikuar firoja është 30 milionë dollarë. Milionat për vete, kërbaçin për qytetarët. Çfarë përralle do rrëfejë kokoshi 200 milionësh tani?”, shkruan Basha. Ministria e Financave deklaron se rishikimi i buxhetit ishte një domosdoshmëri për rritjen ekonomike dhe për t’iu përshtatur ndarjes së re të territorit.
“Ky akt normativ është i domosdoshëm për t’i dhënë zhvillimin e duhur rritjes ekonomike”, thotë ministri Cani. Ndërsa lidhur me rënien e të ardhurave nga taksat dhe tatimet, ministri Cani u qëndroi argumentave të dhënë edhe më herët. Sipas tij, të ardhurat kanë rënë për shkak të rritjes së Prodhimit të Brendshëm në sektorin bujqësor dhe atë energjetik, rënia e interesave në tregun bankar, që e vlerësoi si një sinjal të mirë për ekonominë pasi rënia e interesave rrit kreditimin dhe nga ulja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare.
Sigal