Basha në Burrel: Rama-Meta bredhin nëpër Shqipëri, por nuk thonë asnjë për varfërinë

445
Kryetari I Partisë Demokartyike, Lulzim Basha deklaroi se është hera e tretë që viziton Burrelin dhe padurimi i qytetarëve është edhe më i madh. Në një takim elektoral në këtë qytet paraditen e sotme, Basha deklaroi se për gjashtë javë me radhë qeveria Rama- Meta është përpjekur t’i lodhë dhe kërcënojë qytetarët, por ata nuk jeni mpooshtur dhe as lodhur. Ai tha se PD është gati për startin përfundimtar, drejt fitores. 
“Kjo qeveri e ka zhytur vendin në skandal dhe korrupsion, kanë vjedhur fonde të diabetikëve, të personave me sëmundje të rënda, imagjinoni se çfarë kanë bërë me fondet e tjera kjo qeveri e makutërisë, e gënjeshtrës dhe mashtrimit. Në kohë krize këta rritën taksat, çmimet e energjisë, ndërsa i falën Cez-it 600 milionë euro nga paratë tona. Dyshja Rama- Meta dhe çeta që i shoqëron, jetojnë si sheikë dhe si turistë në Europë, ndaj nuk kanë si të vijnë e t’ju shohin në sy, sepse nuk mbajtën asnjë premtim, por harruan se në demokraci ka një llogari me popullin dhe ora e votës po vjen, ora e popullit po vjen dhe ora e drejtësisë po vjen”, u shpreh Basha. 
Më tej kreu I PD-së, Basha shtoi se me votën e bashkuar, qytetarë të majtë e të djathtë do t’i japin një mësim për të mbajtur mend mashtruesve që sipas tij nuk mbajtën asnjë premtim por shkuan në drejtimin e kundërt. Basha tha se Rama- Meta bredhin nëpër Shqipëri e flasin lloj e lloj gjërash, por nuk thonë asnjë fjalë për varfërinë e papunësinë, duke nënvizuar se janë bërë gazi i botës duke sulmuar opozitën dhe kandidatët e djathtë. 
“Pse na sulmojnë, na sulmojnë se u kujtojmë premtimet që dhanë para jush dhe nuk i mbajtën. Kanë alergji nga premtimet e tyre që si mbajtën si gënjeshtarët nga gënjeshtra e tyre. Ndalni planin djallëzor të shkatërritmit të pushtetit lokal. Nuk ndalet marshi i të mirës, ka ardhur koha ta ndalim të keqen dhe bashkë do ta ndalim”, tha Basha. 
Sigal