Basha mban fjalën në Kavajë, qytetari i kujton punët e Rroshit

Një qytetar që duhet të ketë qenë mbështetës i kryetarit aktual të bashkisë së Kavajës ndërhyri mes turmës së qytetarëve që po dëgjonin kryetarin e PD-së duke i kujtuar punët që Elvis Roshi ka bërë në krye të Kavajës. 
Gazetari i Ora News informon se mbështetësit demokratë e kanë larguar nga vendi ku po mbante fjalën kryetari i PD-së.
Ndërkohë policia në një moment ka ndërhyrë për të sheshuar situatën dhe ka shoqëruar Nik Gjonin.
“Të ngrihemi më 18 shkurt në orën 12:00 në Tiranë. Populli i Kavajës i përcom ata që i veshën Kavajës imazhin e përdhunuesit. Populli i Kavajës është populli që vrau frikën i pari. Garantoj se do të jem në ballë të kësaj beteje. Nga kjo betejë nuk kthehemi pa fitore dhe pa garantuar lirinë e votës tuaj. bashkë me 18 shkurt për liri, demokraci, për Kavajën e qytetarinë” tha Basha.
Sigal