Basha: FMN foli qartë, Rama është marrë peng nga PPP, pas tij fshihen…

688
Kambanë alarmi për ekonominë shqiptare e cilësoi kryedemokrati Lulzim Basha, raportin e një dite të parë të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Sipas tij, FMN-ja ngriti shqetësimin e borxhit publik, që sipas Bashës shkon deri në 82% të PBB, pra në nivele alarmante, siç tha ai.
“FMN ka thënë se gjendja ekonomike e Shqipërisë do të përkeqësohet. Kjo qeveri nuk ka siguruar asnjë investim të huaj. FMN i bie alarmit se borxhi ka arritur një rekord për 72%, kjo nuk përfshin atë të fshehur që shkon deri në 82% apo PPP-në”, tha Basha.
Një pikë tjetër e fortë, për të cilën fondi i tërhoi vëmendjen qeverisë ishin edhe PPP-të, të cilat shtoi ai nuk janë gjë tjetër veçse forma të pastrimit të parave.
Sigal