VIDEO/ Deri sot e keni zënë gabim kosin. Ja mënyra e duhur

2327
Kosi është shumë i thjeshtë në përgatitje, mjaft të përdorni qumësht organik. Cilësohet si një nga ushqimet më të mirë dhe më të shëndetshëm, me shumë probiotikë dhe me këtë recetë të thjeshtë mos blini më kos marketi.
Përbërësit
1 litër qumësht
2 lugë gjelle kos me kultura aktive (farë kosi)
Koha e përgatitjes 50 minuta
Përgatitja
Në një enë në flakë mesatare, ngroheni qumështin në 85° C. mos e lini të ziejë. Shihni për ndonjë lëvizje të lëngut, por nuk duhet të ketë flluska në sipërfaqe. Mbajeni në këtë temperaturë për 5 minuta.
Largojeni nga ngrohja dhe lëreni të ftohet në 46 °C, nevojiten rreth 30 minuta. Në një enë qelqi përzieni bashkë kosin dhe gjysmë gote qumësht dhe këtë masë hidheni tek qumështi. Mbulojeni, mbylleni enën me një peshqir dhe lëreni në një vend të ngrohtë për 8 orë ose gjatë gjithë natës.
Sapo të jetë përgatitur mund ta fusni në frigorifer.
Sigal