Basha: Burg jo biznesit por evazorëve dhe ulje të TVSH 15%

530
Partia Demokratike prezanton paketën fiskale që kanë hartuar ekspertët e saj. Një ndër nismat më të mëdha është ulja me 15 % e TVSH. Basha tha se koha kur biznesi shihet si një lopë për tu mjelë do të marrë fund. Po kështu nuk ka ndjekje penale për biznesin por evazorët e mëdhenj
“Vendimi i marrë nga PD dhe unë për ti dhënë Shqipërisë nivelin më konkurues të TVSh prej 15 % . Si një instrument i fuqishëm ndërhyrjeje që do të rrezatojë besim e shpresë tek të gjithë komponentët e zinxhirëe të ekonomisë shqiptare, duke nisur me konsumin e mbaruar me prodhimin e eksportin.
Koha kur biznesi shihet si një lopë për tu mjelë dhe për të mbushur kovën e boshatisur të korrupsionit dhe hajdutërisë do të marrë fund. Koha kur biznesi kërcënohet me burg dhe ndjekje penale për mos pagim taksash do të marrë fund
Ndjekja penale do të nisë tek evazorët e mëdhenj në vend që detyrimisht shkon tek bashkëfajtorët e mëdhenj në qeveri
Për biznesin nuk ka dhe nuk do të ketë ndjekje penale dhe dënim me burg për mos pagim taksash.
Sigal