Basha akuzon Pezën se ka qëlluar me revole, reagon deputeti

533
Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar sot ndaj kërkesës së socialistit Alfred Peza, që Flamur Nokës t’i hiqet mandati i deputetit për shkak të dhënies të të dhënave të rreme në formularin e dekriminalizimit.
“Ne vend te replikes me jargavitjet e Rames”, shkruan Basha në Fb dhe paraqet këtë tekst: “Pershendetje z. Basha ! Jam nje demokrat i oreve te para qe ne vitin 1990. Sapo ndoqa bolshevikun Alfred Peza ne tv i cili akuzon te djathten per dekriminalizimin. Ne fakt ai ka te drejte sepse me dt.22 Nëntor 1991 kur une drejtoja revolten e studentave ushtarak kunder diktatures ai si oficer drejtues nxori koburen e tij dhe qëlloi mbi mua dhe shoket e mij. Mbi 2 mije studente e pedagog te asaj shkolle e din kete akt por edhe sot heshtin ! Ne nuk u kthyem mbrapsht por e perzume nga shkolla kete kriminel me rroba ushtarake. Koha dhe Partia e tij e ngriten dhe vleresuan ne maksimimum. Eshte koha e maskarenjve ! Ju uroj cdo te mire I.M”.
Nuk ka vonuar përgjigja e Alfred Pezës po në Fb.
“Lulëzim! Ky demokrati yt i orëve të para që paska drejtuar revoltën e studentëve ushtarak kundër diktaturës dhe s’ka kurajo të thotë as emrin, ose më ka ngatërruar mua me Bujar Nishanin ose të ngatërron ty qëllimisht në këtë histori me të cilën ti nuk ke lidhje! Po unë s’kam punë me këtë tipin pa emër, po me një emër të përveçëm dhe të njohur nga të gjithë: Flamur Noka! Pse nuk përgjigjesh për fshehjen që Flamur Noka i ka bërë bashkëbisedimeve të faktuara me oficerët e UDB-së kur është ndaluar në vitin 1991?!
Pse i dredhon përballjes me një fakt konkret që implikon rëndë një deputet të PD-së në shkeljen flagrante të ligjit të dekriminalizimit?! Pse replikon me të shara e me letra anonime ndërkohë që je i dyshuar publikisht tanimë si një marifetçi i madh dhe i papërgjegjshëm që u rrokanise kokën shqiptarëve e ndërkombëtarëve për 19 kriminelet imagjinare të PS në Parlament?! Mirë nuk gjete jo 19, po asnjë, sepse nuk kishe ku i gjeje, pasi s’ka të tillë, po të paktën përgjigju për Flamur Nokën…Unë e di pse s’përgjigjesh, sepse ti s’ke sesi përgjigjesh, përderisa nuk je vetja, po vetëm çiraku i ustait plak, Saliut! Po të paktën si çun Hollande gjej një mënyrë më të sjellshme për të mos thënë atë që nuk thua dot se bëhesh fare banal kur deri edhe jargët i ke të plakut!”, shkruan socialisti.
Sigal