Bardhi: Çeku ushqimor 100 euro, qeveria ka prioritet oligarkët, jo qytetarët

375
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, bëri përgjegjëse qeverinë për situatën e rënduar ekonomike në vend, për shkak të pamjaftueshmërisë së paketave të ndihmës.

“Pandemia ekonomike është ajo që na rrezikon më shumë”- u shpreh zoti Bardhi në emisionin “Java” në TVSH.

“Deri në këto moment qeveria ka paguar tek biznesi jo më shumë se 23 milionë euro për të dyja paketat, ndërsa për kreditë sovrane nuk ka aspak interes nga bizneset, për shkak të kushteve. Janë rreth 66 mijë punonjës të sektorit privat që kanë humbur vendet e punës, sipas asaj që ka thënë vetë kryeministri, kur lajmëroi paketën e dytë. Kjo ka ardhur për shkak të pamjaftueshmërisë dhe vonesës së paketave.

Pra, kemi 110 milionë euro në letër, por vetëm 23 milionë euro të dhëna realisht për biznesin. Ndërsa Kosova ka dhënë në mbështetje të biznesit 170 mln euro. Pra, Shqipëria ka 66 mijë të papunë më shumë, Kosova 6 mijë vende të reja punë, sepse strategjia e qeverisë së Kosovës ishte ruajtja e vendeve të punës”- tha Gazment Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD bëri një llogari të thjeshtë për të treguar se Edi Rama nuk ka prioritet qytetarët, por vjedhjen me çdo formë dhe në çdo kohë.

“Në prezantimin e paketës së parë, Rama foli për Rama  për 20 milionë euro fond për operacion humanitar. Kjo do të thotë të  ndihmosh  200 mijë familje shqiptare me 100 euro secilën. Deri në këtë moment, Rezervat e Shtetit kanë shpërndarë vetëm 9000 pako.

Pyetja ime është “pse nuk u jep qeveria paratë njerëzve? Lekët i kanë sipas Edi Ramës, 20 milionë euro. Në vend që të bëjnë tender e t’ia japin një kompanie kompjuterash në Maqedoni, le t’u çojë familjeve nga një çek ushqimor 100 euro. Nuk e bëjnë, sepse kanë strategji që paratë të mos shkojnë tëk qytetatët, por të bëjnë tendera, se ashtu vjedhin”- tha Gazment Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike vuri në dukje sesa pak ka dhënë qeveria për qytetarët që kanë humbur punën për shkak të virusit.

“Rama u thotë qytetarëve se do të japë 260 mijë lekë, ndërsa u merr mbrapsht 240 mijë lekë për sigurime  shëndetësore e shoqërore. A jetohet me 20 mijë lekë të vjetra?!”- u shpreh zoti Bardhi, i cili theksoi vendimin politik të qeverisë, duke zgjedhur oligarkët para qytetarëve.

“Qeveria ka para, buxheti i shqiptarëve ka para, por qeveria ka marrë vendim politik të mos i çojë keto para tek njerëzit, por tek 10 oligarkë, në tendera sekretë korruptivë, që duhet të paguajnë 2-3 fishin e mallrave në treg”- tha zoti Bardhi, i cili solli si shembull vendimin më të fundit të qeverisë dhe parlamentit për t’i dhënë me koncesion 3 oligarkëve port privat në Porto Romano.

“Qeveria ka lidhur kontrata  për koncesionet 2.3 miliardë euro. Pra, 14 përqind të PBB Edi Rama ua japim 10 oligarkëve, ndërsa për pandeminë jepen 0.8 përqind, duke qenë më i ulëti në rajon”