Bardhi: Ata ishin gati të na përdhunonin

717
Sigal

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi përmes një mesazhi të dërguar në emisionin “Opinion” ka mohuar që personat që shihen gjatë protestës së 8 Janarit duke u konfliktuar me protestuesit, të jenë punonjës të gardës apo policisë.

“Ç’ësht kjo pyetje? Si mund të jenë policë apo gardistë me bishta kazmash? Janë demokratë të gjithë  anëtarë të së njëjtës familje. Nuk ka zyrtarë të policisë, as oficerë”, tha Çuçi përmes një mesazhi.

Bardhi i cili më herët tha se nuk i njihte personat në fjalë dhe se zona nga ku ata dilnin ishte në perimetrin e vijës së kuqe që mbrohej nga garda, vijoi:

Bardhi: Nuk thashë që kanë qenë punonjës garde. Garda e Republikës ka patur në seli 6 punonjës sikundër ka patur edhe një sasi të caktuar të pajisjeve që përdoren nga Garda e Republikës, unë nuk e di kush janë personat që janë në video.

Tela: Nuk keni pyetur kush janë?

Bardhi: Jo nuk kam pyetur.

Fevziu: A dalin nga zyra e zotit Basha?

Bardhi: Kanë dalë nga ballkoni i zyrës.

Hoxha: Si i ka lejuar garda këta njerëz?

Bardhi: Ballkoni është jashtë zyrës. Dhe dritarja që është aty është dritarja e mesit të zyrës së kryetarit. E përsëris, në rrethana të tjera nëse aty do kishte dashur gjak ajo zonë është brenda zonës së kuqe të mbrojtjes së kryetarit